Letra e Nexhmije Hoxhës/ “Mehmeti vrau Enverin”

Postuar në 30 Shtator, 2015 17:07

Nexhmije Hoxha i ka dërguar një letër gazetarit të gazetës “Dita”, Xhevdet Shehu, të cilën gazeta e ka publikuar si Ekskluzive. Letra është një përgjigje me komente për librin “Prapaskena” të Shehut të cilin e veja e Enver Hoxhës e vlerëson. Znj. Hoxha bën një mbyllje në letër që është si të thuash një kundërhistoriografi. Sipas zonjës Hoxha, vetëvrsja e Mehmet Shehut e tronditi shumë Enver Hoxhën, aq sa mund të thuhet se Mehmei vrau Enverin. “Unë, duke qenë pranë Enverit natë e ditë, jam dëshmitarja e vetme sa e thellë ishte tronditja shpirtërore e Enverit për vetëvrasjen e papritur të Mehmetit. Që në momentet e para të njohjes së lajmit të hidhur, mbeti i habitur, duke përsëritur pyetjen, sikur ia bënte vetes: “Pse e bëri këtë Mehmeti? Pse ma bëri këtë Mehmeti!?” Pas leximit të letrës që i la Mehmeti, unë jam dëshmitare për angazhimin e tij total, për të parë qartë pse Mehmeti zgjodhi këtë akt ekstrem të vetësakrifikimit e pas hetimeve e reflektimit me përgjegjësi të lartë, erdhi zemërimi i njohur i Enverit në fjalimet e shkrimet e tij, i prekur e i zhgënjyer thellësisht nga mënyra më e keqe që zgjodhi Mehmeti për t’ia shpërblyer Enverit gjithë ndihmën që i kishte dhënë sa herë kishte gabuar, besimin që kishte treguar duke e ngarkuar në funksionet më të larta shtetërore partiake, politike, ekonomike e ushtarake, për miqësinë e shoqërinë e sinqertë ndaj tij, si shok e vëlla, ndaj Fiqretit e gjithë familjes së tij. Unë, duke parë e ndjerë gjithë mobilizimin total e punën intensive të Enverit, në zhvillimet e reja që u krijuan, nga ana politike, organizative etj., kam deklaruar me dhimbje se: “Nuk është Enveri që vrau Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin””, thotë Hoxha. A mund të nxjerrim këtu konkluzionin se e veja e Enver Hoxhës po pranon se tabloja Sinoptike, se akuzat si poliagjent, apo për komplotin titist janë të gjitha pasojë e reagimit kolerik të Enver Hoxhës. Një si zënkë me zarar mes shokësh, që vazhdoi ama edhe me Kadri Hazbiun më 1984-ën. 

http://www.gazetadita.al/ekskluzive-letra-e-nexhmije-hoxhes-si-mehmeti-v...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.