“Provat flasin që ne njerëzit jemi vetëm në këtë galaktikë”

Postuar në 25 Shtator, 2015 20:03

Jemi vetëm. Këtë thonë provat e deritanishme. Njeriu nuk ka të ngjashëm në galaktikën rruga e Qumshtit dhe për aq sa është vëzhguar deri më tani, nga 10 miliardë planete të ngjashëm me Tokën, në përmasa dhe në rajone që mundësisht janë të jetueshëm. Por...vetëm heshtje. Ish-drejtuesi i misionit Kepler të NASA-s, William Borucki, ka qenë këto ditë në Hong Kong, ku merr çmimin “Shaw”, paratë e të cilit do t’i dhurojë për luftën kundër ndryshimeve klimetarike. Borucki është pyetur për jetën përtej Tokës dhe ka thënë atë “që ka parë”: “Ne jemi në një galaktikë me 10 miliardë plante, në zona të banueshme, me gjasë me përmasat e Tokës, por asnjë vizitë, asnjë komunikim nuk kemi kapur. Si mundet të ndodhë kjo? Deri më tani kjo ishte një pyetje intelektuale. Nuk është më e tillë. Mund të ketë 10 miliardë qytetërime, ose asnjë. Provat qartësisht thonë se nuk ka asnjë të vetëm. Provat na thonë se nuk ka asnjeri atje lart”. Borucki thotë se misioni “Kepler” i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve: për planetet, yjet dhe nëse ata kanë apo jo planete. Pse ne nuik jemi kontaktuar?

http://www.scmp.com/news/hong-kong/health-environment/article/1860781/no...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.