Cirku me nenin 6 të kuponit tatimor. Spoti antiligjor dhe imponimi i Ramës për të miratuar propozimin e tij që u rrëzua në Komision
Projektligji për procedurat tatimore u miratua me shumicë dje në parlament, por ajo që suprizoi në votim ishte tërheqja e Komisionit të Ekonomisë, ose më saktë të deputetëve të PS-së nga anulimi i nenit të propozuar nga Rama ku "Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor".
Në relacionin e Komisionit të Ekonomisë theksohet: “Heqjen e nenit 6, pasi vlerësoj se duhen gjetur forma të tjera për të zgjidhur këtë problematikë. E vendosur në këtë formë kjo dispozitë mund të sjellë probleme në raportet midis agjentëve ekonomikë, duke sjellë në konflikte midis tyre. Për më tepër në opinionin e Komisionit sfera e rregullimit të saj tejkalon kufijtë e objektit të ligjit”.
Panorama shkruan se logjika ekonomike e deputetëve është përballur me insistimin e Ramës. Burime të gazetës konfirmuan se që pas votimit në Komisionin e Ekonomisë, Rama i ka thirrur një pjesë të deputetëve në kryeministri. Mësohet se ai u ka bërë presion atyre në mënyrë që ky nen të kalojë patjetër bashkë me ligjin. Dhe duket se presioni ka dhënë rezultat. Si për habi, ai që e lexoi dje amendamentin, që mbante firmën e Braçes, Kocit e Angjelit, ishte pikërisht ky i fundit.
Para se ligji të miratohej dhe ndonëse neni 6 i tij ishte rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë, qeveria nxori në transmetim një spot ku apelohej për të refuzuar pagesën nëse nuk qytetarët nuk merrnin kuponin tatimor. Para shpenzuara për një ligj në pesrpektivë, neni 6 i të cilit duhej të votohej me çdo kusht për të nxjerrë qeverinë nga pozitat antiligjore të prodhimit dhe transmetimit të këtij spoti.
Add new comment