Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull
Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina. Edhe Amerika dhe BE nuk e kanë bërë këtë. Dhe ka pasur protest dhe kërkesë për ndjesë deri në nivelim më të lartë për këtë akt”.
Që Bushati ka dashur të mbledhë dy ambasadorë bashkë për t’i sqaruar si “dy zogj” për qëllimet e tij të mira, nuk ka asgjë të keqe. Por jo këta të dy. Kush e njeh sadopak diplomacinë dhe mënyrë sesi funksionojnë takimet mes Izraelit dhe vendeve arabe, duhej të kishte ditur diçka ndërkohë…
Add new comment