Meidani: Rama minimumi të kërkojë falje për futjen e të fortëve në parlament dhe PS
Ish sekretari i përgjithshëm i PS dhe ish presidenti Meidani, ka reguar sot në Panorama me një shkrim mbi depërtimin e të fortëve në PS. Rexhep Meidani beson se kryetari Rama duhet të kërkojë falje për këtë dukuri, më e pakta. “Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë”, thotë Meidani.
Ai gjithashtu beson se të zellshimit dhe servilët e Ramës në kryesinë e PS-së, duhet të dorëhiqen pse nuk kanë folur. Realisht, edhe ata që kanë folur së fundi, kanë reguar për t’u justifikuar, si deputeti Artan Gaçi, edhe ky prurje e Ramës në PS. Sipas Gaçit, PS ishte e detyruar të ingranonte personazhe të tillë në zgjedhje, sepse ishte e vetmja rrugë për t’u përballur me të fortët e PD-së që vidhnin votat. Ky është i vetmi ‘argument’ që dëgjohet nga PS.
Add new comment