Habia e mediave greke me Ramën: E pabesueshme, ka 200 milionë Euro pasuri
Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.
Shkrimi i gazetës greke përfshin edhe kryeparlamentarin Ilir Meta. “Kurse përsa i përket Kryetarit të Kuvendit dhe liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, raporti i OSBE i referohet interesave në kompanitë e ndërtimit, në turizëm, energji si dhe për marrëdhëniet e tij me mafien”, shkruan iEfimerida.
Comments
Kerkohet Sqarim
Mire tani, kur thuhet "e pabesueshme" ka kuptimin qe nuk ka mundesi qe lajmi te jete i vertete pra esht i rreme si rrjedhim nuk duhet te besohet, apo "e pabesueshme" ka kuptimin qe Rama i ka keto para dhe jane kaq shume saqe duket sikur nuk eshte e vertete, por ne fakt eshte. Lutem kush di greqisht te na e sqaroje pak kete.
Samir@ymail.com
Keto jane thashetheme me burim Shqiperine. Gazetaria e vertet investigative nuk rend pas nje portali tercial grek apo serb, por fillon nje hetim serioz per te mbledhur prova, te cilat i paraqet per publikun dhe prokurorine.
Keto qe perkthehen nga nje gazete greke jane thjesht nje raportim i thashethemeve dhe fyerjeve te perditeshme ndermjet pozites dhe opozites, te cilat jane mbledhur ne nje raport te nje organizate nderkombetare.
Sigurisht, qe nuk duhen injoruar por ka shume te ngjare qe jane ne kategorine e theshethemeve. Ju qe i botoni duhet te hetoni se sa jane te verteta, ose se paku te provoni burimin e informacionit, dhe pastaj te ndiqni fillin.
Add new comment