Deputeti i ri Eduart Ndocaj, propozon rezolutë për dekriminalizimin. Dhe një video që vlen të shihet
Çfarë të mbjellësh, atë do të korrësh. Kjo fjalë i shkon shumë për shtat situatës së krijuar në Lezhë, ku pritet zëvendësimi i dy deputetëve. Nëse para zgjedhjeve të vitit 2013, kryeministri aktual i thoshte “po” gjithkujt, sot problemi paraqitet ndryshe: i duhet t'u thotë “jo” disave. Situata komike me kandidatin pasues, Eduart Ndocaj, flet më mirë se çdo gjë për të vërtetën e pushtetit në Tiranë. Aq më tepër pastaj, kur shpresa e Kryeministrit, që të ndalë hyrjen e Ndocajt në Kuvend, përmes kryetarit të Bashkisë së Mirditës, vështirë se do të realizohet. “I kontaktuar nga “Panorama Online” Ndrec Dedaj tha se “së pari nuk ma ka kërkuar njeri të lë mandatin e kryebashkiakut dhe të marr mandatin e deputetit. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, qytetarët e Mirditës më kanë votuar t’i qeveris për katër vjet dhe jo të lë mandatin”, shkruan “Panorama”. Me sa duket Ndocaj do të hyjë në Parlament edhe pse tashmë nga qarku Lezhë, vetëm Mimi Kodheli mund të quhet e zgjedhur e popullit nga një listë e mbyllur. Nga disa media u përfol se një mënyrë për shmangur hyrjen e tij ishte që kreu aktual i Bashkisë së Mirditës, Dedaj, të jepte dorëheqjen nga mandati që mban tani dhe të pranojë mandatin e deputetit, meqenëse ishte pjesë e listës shumëemërore në vitin 2013. Përgjigja është “jo”. Suksese deputetit të ri, që kundërshtohet më kot nga PS. Ja se çfarë thotë Mimi Kodheli për të:
Ndërkohë, vetë deputeti që pritet të marrë mandatin njofton se ka ndërmend të kontribuojë: "NJOFTIM: Me ftese të zv. Kryetarit të Parlamentit Europian z . Antonio Tajani ME 11dhe12 shtator në aktivitetin EUROPA CHE VOLIAMO (EUROPA QË DUAN) ne krye qytetin Italian Fuggi ROME , është Ftuar zv. Kryetari z. Eduart Ndocaj dhe krytari FDSH . Në këtë Samit Europian zyrtari Demokristian z. Ndocaj do të paraqese nje Rezolute për dekriminalizimim e Parlamentit Shqiptare . Në këtë Samit do të marrin pjes perfaqesuesit e larte e politikes Europiane dhe italiane si Presidenti Silvio Berlusconi dhe shum euro deputet Italian", shkruan ai në Facebook.
Add new comment