dedaj
Deputeti i ri Eduart Ndocaj, propozon rezolutë për dekriminalizimin. Dhe një video që vlen të shihet
Çfarë të mbjellësh, atë do të korrësh. Kjo fjalë i shkon shumë për shtat situatës së krijuar në Lezhë, ku pritet zëvendësimi i dy deputetëve. Nëse para zgjedhjeve të vitit 2013, kryeministri aktual i thoshte “po” gjithkujt, sot problemi paraqitet ndryshe: i duhet t'u thotë “jo” disave. Situata komike me kandidatin pasues, Eduart Ndocaj, flet më mirë se çdo gjë për të vërtetën e pushtetit në Tiranë. Aq më tepër pastaj, kur shpresa e Kryeministrit, që të ndalë hyrjen e Ndocajt në Kuvend, përmes kryetarit të Bashkisë së Mirditës, vështirë se do të realizohet.