Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar
Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.
“Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge’- njofton PD.
Për dy emrat që PS kandidoi këto zgjedhje lokale, ka patur edhe kërkesë të prerë nga ambasadat e huaja në Tiranë, sidomos ajo amerikane, por sërish selia rozë vendosi t’i kandidojë. Arsyetimi zyrtar, sidomos në rastin e Bushit që rezultoi me dënim me burg në Itali, ishte se pasi kanë kryer dënimin, nuk ka asnjë ligj pengues që këta persona të mos marrin pjesë në jetën publike e politike.
Add new comment