Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin. “Ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës së SHBA-së takohen me një gamë të gjerë përfaqësuesish politikë, të biznesit, të shoqërisë civile, besimeve fetare dhe të tjerë, si pjesë e detyrave të tyre të përditshme zyrtare”, tha në përgjigjen e tij, zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së, Ryan Roberts.
Add new comment