Cani: Më 1 shtator nis lufta kundër informalitetit, në fokus bizneset e mëdha
Gati aksioni kundër informalitetit ku në fokus do të jenë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit. Në këtë mënyrë ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpalli sot fushatën e re të qeverisë kundër informalitetit.
"Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do ta ndihmojë qeverinë në disa drejtime. Qëllim final është ulja e nivelit të taksave dhe e borxhit publik. Do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, theksoi Cani.
Sipas tij, kjo fushatë nis në kuptimin e plotë të fjalës më 1 shtator dhe ka për qëllim të luftojë shifrën prej 50% të informalitetit sot në vend. Sipas Canit ky aksion nuk është i njejtë me atë të energjisë dhe ka për qëllim të informojë më shumë bizneset. Krahas Ministrisë së Financave në aksion do të jenë të përfshira dhe institucione të tjera. Cani tha se në hartimin e strategjisë së këtij aksioni ka pasur edhe konsultime me FMN dhe takime të shpeshta edhe me vetë biznesin.
“Fushata kundër informalitetit është një proces kompleks që duke u munduar ti gjejmë kohën e duhur secilit nga faktorët. Deri tani janë kontaktusr 45 mijë biznese aktive, shifrat mund të lëvizin por rëndësi ka që ne e kemi konkluzionin. Sot 1/3 e biznesit është e pafiskalizuar, ka probleme, po të përfshijmë dhe pjesën e mos lëshimit të kuponin informaliteti kap shifrën e 50%. Vetëdeklarimi është baza e këtij aksioni, që ndryshon nga ai i energjisë. Kemi zhvilluar takime me biznesin, pjesë e kësaj strategjie do të jetë edhe policia e rendit dhe ajo e krimit financiar. Kjo reformë fokusohet tek të gjitha bizneset por epiqendër është biznesi i madh, nuk do lëmë jashtë pjesë të tjera të biznesit. Kontabilistët apo audituesit e bizneseve, ata që hartojnë bilancet, bilancet e dyfishta, që sigurisht e kanë një burim, janë edhe ndërmjetësit edhe ata objekt i kontrollit”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
Add new comment