Do të nisë nga biznesi i madh. Por sërish pakkush beson...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar sot në profilin e vet në Facebook, një tabelë ku tregohet rritja e të ardhurave nga vendosja e kuponave fiskale në shitjen e karburantit. Duke “harruar” çmimin e karburantit, Rama, argumenton kështu, nisur nga biznesi i madh, nevojën dhe dobinë e aksionit të muajit shtator kundër informalitetit dhe evazionit. “Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”, shkruan ai.
Po si të mos përmendet çmimi për këtë temë? Një fakt për t’u shënuar është reagimi i komentuesve që e ndjekin në Facebook, që nuk është aspak pozitiv.
Add new comment