Briseida Shehaj është lajmi...

Postuar në 20 Gusht, 2015 16:32

Kjo është një foto e sotme. Një foto e përurimit të aksionit kundër informalitetit dhe evazionit. Teknikisht, figura qendrore aty është Kryeministri i vendit, por simbolikisht duket se drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, përbën lajmin dhe mban mbi vete vëmendjen. Ajo la pas kolegen Spiropali, e cila u largua nga doganat, një sektor ku ka mosrealizim të ardhurash. Shehaj nuk u lërgua, nuk dha dorëheqje; përkundrazi, sot merr gradën e “komandantit operativ” të aksionit ndoshta më të rëndësishëm të kësaj qeverie. Si të shpjegohet ky besim ndaj një titullari që ka të regjistruar dështime në mbledhjen e të ardhurave? Në planin politik, duket se për të do të përgjigjet Arben Ahmetaj, që dje lajmëroi hapjen e procesit. Edhe njëherë bie në sy kalimi në periferi i Shkëlqim Canit, ministër i Financave, që thuasje nuk ka folur fare për evazionin. Rast ky i rrallë.

Comments

Submitted by Ina Hoxha (not verified) on

Nuk e marr dot me mend se si ktyeministri yne ka besim te emeroje “komandant operativ” të aksionit , kete larasken pa bisht

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.