Siri, militantët e ISIS-it ekzekutojnë përgjegjësin 82 vjeçar të sitit arkeologjik të Palmirës
Barbaritë e militantëve të Shtetit Islamik nuk njohin kufij. Kësaj radhe vrasja përmes prerjes së kokës i ka marrë jetën një arkeologu 82 vjeçar, Khaled al – Asaad, përgjegjës për sitin e famshëm të Palmiras. Qyteti ka rënë në dorë të militantëve që kontrollojnë aktualisht 1/3 e Sirisë dhe për një muaj ata kanë marrë në pyetje al – Asaad për vendndodhjen e disa prej artefakteve kryesore. Ai nuk ka pranuar të tregojë, kështu që militantët kanë bërë atë që po i dëshmojnë bitës se dinë të bëjnë më mirë: i kanë prerë kokën arkeologut dhe trupin e tij e kanë varur në qendrën e qytetit të famshëm antik. Al – Asaad konsiderohej si figurë kryesore e arkeologjisë siriane dhe kishte punuar që herët në Palmira.
Add new comment