Shqiptarët kontribuojnë më pak se fqinjët në arkën e shtetit
Çdo vit, një pjesë e të ardhurave që krijojnë shtetasit derdhet në arkën e shtetit në formën e taksave. Ndër më kryesoret janë taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore, tatimi mbi të ardhurat personale, akcizat, TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin. Po të krahasojmë mesataren e këtyre taksave për fqinjët tanë që janë kandidatë për në BE (Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë), me mesataren tonë në vitet 2010 (viti i parë i plotë i qeverisjes se koalicionit PD-LSI) dhe 2014 (viti i parë i plotë i qeverisjes së koalicionit PS-LSI), rezulton se ne shqiptarët kontribuojmë në arkën e shtetit një përqindje më të vogël të të ardhurave se sa fqinjët.
1- Arkëtimet në buxhet nga taksa e sigurimeve shoqërore/shëndetsore si përqindje e PBB-së:
Ne në 2010-ën, 4.1%; ne në 2014-ën, 5%; fqinjët 10.3%
2-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi fitimin si përqindje e PBB-së:
Ne në 2010-ën, 1.4%; ne në 2014-ën, 1.5%; fqinjët 2.7%
3-Arkëtimet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale si përqindje e PBB-së:
Ne në 2010-ën, 2.2%; ne në 2014-ën, 2.1%; fqinjët 3.6%
4-Arkëtimet në buxhet nga TVSH-ja si përqindje e PBB-së:
Ne në 2010-ën, 9.2%; ne në 2014-ën, 8.8%; fqinjët 10.6%
4-Arkëtimet në buxhet nga akcizat si përqindje e PBB-së:
Ne në 2010-ën, 3.1%; ne në 2014-ën, 2.9%; fqinjët 5%
E.Zaloshnja
Add new comment