Drafti i ri i TVSH-së, Jaka: Risku në ndërtim, kalon në stanjacion dhe nuk gjeneron të ardhura
Biznesi shqiptar ngre pikëpyetje mbi draftin e ri të rimbursimit të TVSH-së i cili u është dorëzuar grupeve të interesit nga Ministria e Financave. Aktualisht Ministria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për proçedurat tatimore vetëm për grupet e interesit dhe është në fazen e mbledhjes së mendimit për të. Biznesi e kundërshton që në gjenezë ndaj dhe diskutimet rreth tij duket se do të jenë të nxehta në vjeshtë.
Ndërkohë, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, gjatë një prononcimi për “Ora News” deklaron se disbursimi i TVSH në bazë të rriskut kërkon trajtim me profesional pasi kjo krijon premisa për abuzime. Kjo mënyrë parashikon kontroll më të kufizuar tek kompanitë që deri tani kanë qenë të rregullta në pagesën e këtij detyrimi. Ndërkohë që faktin e trajtimit me TVSH edhe të sektorit të ndërtimit e konsideron të panevojshme dhe të dëmshme. “Lidhur me aplikimet që ata duhet të bëjnë me TVSH-në e rriskut shpresoj që ata ta kenë trajtuar ashtu siç duhet, në mënyrë proporcionale këtë lloj modeli. Urojmë që pritshmëritë e tyre të jenë të parashikuara dhe të duhurat. Nëqoftëse ne do të kemi futjen e TVSH-së edhe në këtë sektor i bie që pothuajse do të kalojë në një stanacion dhe një pikë që nuk gjeneron më të ardhura dhe nuk gjeneron më asgjë për ekonominë” është shprehur Nikolin Jaka.
Add new comment