Çmimi i naftës, Shqipëria e 9-ta në Europë. E shtrenjtë si Danimarka dhe Zvicra

Shqipërinë renditet e nënta në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. “Fuel Prices”, e cila publikon në mënyrë të përditësuar çmimet e naftës dhe benzinës në shtetet europiane, e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku qytetarët paguajnë më shtrenjtë një litër karburant. Kështu sipas tabelës së publikuar gjatë ditës së premte, një litër naftë në Shqipëri tregtohet mesatarisht 184 leke, ndërsa një litër benzinë 185 lekë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet dukshëm e para për nga shtrenjtësia e naftës. Kosova renditet në vendin e 27 me një çmim prej 1,1 eurosh, ndërsa Maqedonia rezulton me çmimin më të ulët në rajon me 0,8 euro. Shqipëria qëndron shumë pranë vendeve me ekonomi shumë herë më lartë, si Danimarka dhe Zvicra. Në bursa nafta ka ardhur në rënie që nga Janari i këtij viti, duke mos i ka kaluar 62 dollarë për fuçi, ndërsa në Shqipëri kjo rënie nuk është reflektuar duke u tregtuar me të njëjtin çmim, si në kohën kur në bursa një litër naftë tregtohej me 120 dollarë për fuçi.
Add new comment