Identiteti i shqiptarëve/Dritëro Agolli: “Lindja nuk është krejt zi”

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:46

Debati Qose – Kadare është kthyer në një pikë reference për diskutimin mbi identitetin dhe orientimin e shqiptarëve. Të ndarë sidomos në çështjen e ndikimit osman mbi shqiptarët, dy personazhet në fjalë duket sikur kanë ndarë në dy palë edhe një pjesë të opinionit që i ndjek. Nga ana e vet, shkrimtari Dritëro Agolli, në një intervistë sot për gazetën “Shekulli” jep një mendim të vetin për këtë temë, mendim që vjen diku në mes të dy “tezave” të Qoses dhe Kadaresë. “Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë. Ose jam dakord me të dy, sepse dhe Qosja ka të drejtë kur ngulmon se shqiptarët kanë marrë dhe përfituar shumë nga 500 vite të sundimit otoman, siç kanë pasur dhe shumë pasoja nga prapambetja që na ka lënë pushtimi i tyre. Po ashtu dhe ngulmimi i Kadaresë se ne duhet të shohim drejt Perëndimit është i drejtë, aspiratë e hershme e shqiptarëve, që u nis nga princat shekuj më parë. Por nga ana tjetër nuk mund të kemi kompleks veset dhe zakonet që kemi marrë nga bashkëjetesa e detyrueshme me sunduesit otomanë dhe nga të gjithë popujt e tjerë. Lindja nuk është krejt zi. Ka vlera pa fund dhe ne disa prej tyre i kemi marrë. Pastaj ne kemi vlerat tona. Një shqiptar, siç thoshte dhe Konica, edhe po të jetojë në Perëndim për shumë vjet, dallohet që është nga vendi i shqipeve në mënyrën se si ecën duke u tundur nga pak. Sikur ndjek ritmin e daulleve të valleve të burrave. Ne identifikohemi kollaj. Kemi identitetin tonë dhe duhet ta ruajmë me fanatizëm”, thotë Agolli. http://www.shekulli.com.al/p.php?id=299086

Comments

Submitted by Paul Tedeschinia (not verified) on

Agolli thote "...dhe zakonet që kemi marrë nga bashkëjetesa e detyrueshme me sunduesit otomanë dhe nga të gjithë popujt e tjerë....".

Te paret e tu efendi-shoku Agolli bashkejetuan me pushtuesin osman sepse u bene turq. Kush nuk u be turk nuk bashkjetoj me osmanet, por ndejti gjithnji me pushke ne faqe kundra tyre.
Prandej mendimet tueja prej kuisling-renegat perzimlleku turku jane krejtesisht te pavlere.

Submitted by O i Rrjedhur (not verified) on

Sipas teje o Agoll qenka vlere te dallohesh 1 km larg se ecen si nallban e me xheste e artikullim primitiv. Bravo! edhe sikur te shporreshe nga faqet e gazetave tallava sic eshte Shekulli nuk do ishte krejt e zeze!!! Ka rob qe duan rehati nga tipa si ty. Vlere eshte edhe kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.