Berisha bën një akuzë publike për vrasje
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një denoncim që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar i Kavajës. Krahas këtij denoncimi, Berisha shton edhe një të vetin: “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Astrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit. Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga "çunat e krimit" te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi”, shkruan ish-kryeministri. Ai përcjell edhe një informacion që thotë se i ka ardhur nga një qytetar për kreun e komisariatit të Kavajës. A do kalojë edhe kjo akuzë për vrasje në heshtje?
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/494208127406766:0
Add new comment