Stambolli në terror

Postuar në 10 Gusht, 2015 13:25

Stambolli është tronditur sot sërish, disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë. Dy sulmues hapën zjarr pikërisht ndaj policëve të cilët siguronin ndërtesën e stacionit policor Fatih në Sultanbeyli, të sulmuar mbrëmë me bombë. Në përplasjen që pasoi ka humbur jetën drejtori i Departamentit të Forcave të Xhenios të Drejtorisë së Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken, raporton Anadolu Agency (AA).

Çeken ishte plagosur rëndë dhe nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.

Ndërkaq, në sulmin terrorist ndaj stacionit policor janë plagosur dhjetë persona, tre policë dhe shtatë civilë. Pas shpërthimit të auto bombës në ndërtesë shpërtheu zjarri që shkaktoi shembje të pjesshme të objektit, si pasojë janë dëmtuar shtëpitë përreth, objekte pune dhe automjete.

Më herët, edhe ndërtesa e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në rajonin Sarıyer të Stambollit gjithashtu ishte shënjestër e një sulmi të armatosur, por pa pasoja.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.