“Der Spiegel”: Rritje e ndjeshme e shitjes së armëve nga Gjermania
Sipas revistës “Der Spiegel”, sasia e eksportit të armëve të autorizuara nga Gjermania ka regjistruar një rritje të fortë që prej fillimit të vitit, kryesisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore. “Shitjet jashtë vendit të materialeve ushtarake të autorizuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë mes janarit dhe qershorit përfaqëson një vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ose rreth vlerën totale të vitit 2014”, shkruhet në të përjavshmen gjermane, e cila bazohet në një përgjigje të dhënë nga qeveria për një deputet të opozitës. Më herët, ministri socialdemokrat i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ishte angazhuar në gusht 2014 që të analizonte më në thellësi eksportimin e armëve. “Të shesësh armë jashtë vendit, është njësoj si të besh tregëti me vdekjen”, kishte kritikuar ai.
Add new comment