Konflikt interesi apo konflikt per interes

Postuar në 05 Maj, 2012 05:11
Eustrat Zhupa

Para pak ditësh ndoqa rastësisht një kronikë në televizion mbi punimet e komisionit parlamentar të arsimit. Përveç faktit se disa prej anëtarëve të komisionit dukeshin sikur ishin sjellë aty me zor, ajo që më ngacmoi të shkruaj këto dy rreshta është mënyra se si trajtohet nga Ministria e Arsimit, por edhe më gjerë, koncepti i konfliktit të interesit. Mesa
më kujtohet, atë ditë komisioni po diskutonte mbi tekstin e këshilltarit të kryeministrit. Një rast tjetër i përfolur më pas në shtyp ishte përzgjedhja e librit të një drejtuesi të lartë të partive të koalicionit qeveritar. Nuk është qëllimi im të diskutoj këtu mbi cilësinë e këtyre teksteve. Ajo që dua të diskutoj është se unë dhe ndoshta edhe disa nga lexuesit nuk e kemi shumë të qartë se çfarë kuptojnë qeveritarët tanë, si për shembull Ministri i Arsimit, me termin “konflikt interesi”.

Konflikti “faktik” i interesit përkufizohet në përgjithësi si një mospërputhje midis detyrave publike dhe interesave private të një zyrtari. Kjo formë e konfliktit të interesit manifestohet më rrallë dhe zyrtarët i ruhen më shumë. Ky variant është ai më i përfoluri nga publiku i gjerë si konflikt interesi dhe shpesh kuptohet si i vetmi i
këtij lloji. Kjo trajtë e konfliktit të interesit është ajo që mbulon një formë tjetër më të përhapur dhe që natyrisht ka një ndjeshmëri më të vogël në publik, konfliktin e interesit “në dukje”. Në këtë rast, kemi të bëjmë me njerëz të cilët ushtrojnë funksione publike, por interesat e tyre private nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me fakultetin e tyre vendimmarrës. Në sajë të pozicionit të tyre, këta njerëz  “potencialisht” mund të ndikojnë vendimmarrjen e zyrtarëve të tjerë, vendimmarrje kjo e lidhur ngushtë me interesat private të të parëve. Në këtë këndvështrim ose me këtë përkufizim alternativ, shumë raste do na shfaqeshin tashmë si konflikte interesi të përmasave gjigande. Mesa duket ky variant i konfliktit të interesit nuk perceptohet si ndonjë shqetësim i madh në Shqipërinë tonë. Kjo është edhe arsyeja pse ministri i arsimit dhe disa nga deputetët buzëqeshin me “nonchalance” kur diskutohen gjëra të tilla në komisionin e arsimit.

Ndoshta është e rëndësishme që të bëhet më e qartë për njerëzit se nuk është nevoja që zyrtarëve t’u kapen lekët në xhep, për të faktuar konfliktin e interesit. Edhe sepse kjo do quhej korrupsion ose abuzim me detyrën. Koncepti i konfliktit të interesit "në dukje" është shumë i thjeshtë: nëse prej opinionit perceptohet se një zyrtar "potencialisht" mund të ndikojë vendimmarrjen për interesa personale, kjo situatë duhet trajtuar automatikisht si konflikt interesi dhe të merren masat përkatëse.

Ajo për të cilën ne kemi nevojë më shumë se kurrë është eliminimi në maksimum i konflikteve te interesit, sidomos i atyre “në dukje”. Kjo është e rëndësishme për të rifituar besueshmërinë e humbur gjatë këtyre viteve qeverisjesh të mbrapshta.

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

I shkruar rrjedhshem dhe sakte ... por kemi nevoje per shembuj konkret , te cilet dihen nga te gjithe.

Submitted by gazetar per @z.... (not verified) on

@Autor

Duket qe ke njohuri te mjaftueshme per ceshtjen e konfliktit te interesave dhe per kete te pergezoj. Gjithesesi, dua te jap nje opinion mbi nje fraze tuajen ne pjesen permbyllese: "Koncepti i konfliktit të interesit "në dukje" është shumë i thjeshtë: nëse prej opinionit perceptohet se një zyrtar "potencialisht" mund të ndikojë vendimmarrjen për interesa personale, kjo situatë duhet trajtuar automatikisht si konflikt interesi dhe të merren masat përkatëse"

Kush eshte opinioni qe e percepton te tille? Si do te veprohej nese opinioni do te ishte 50-50 nese eshte apo jo konflikt interesi? Dhe, edhe nese opinioni mendon se eshte konflikt interesi, sa njerez qe japin mendime per keto ceshtje kane njohuri te mjaftueshme per ligjin perkates?

PS. Cdo vend funksionon ne baze te ligjeve. Nuk veprohet thjeshte dhe vetem me opinione. Ky i fundit eshte shume i rendesishem per ligj-berjen. Por nese ligji eshte miratuar, nuk mund te diskutosh mbi zbatimin e tij, por vetem mbi menyren se si te permiresohet ligji

Respekte!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.