Borxhi publik, siç thotë Berisha, në nivelin 57% të PBB-së, apo në tavanin ligjor 60%?

Postuar në 13 Korrik, 2012 01:53
Eduard Zaloshnja

Berisha ka disa ditë që mburret se borxhi publik ka zbritur në nivelin 57% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), dhe shton se këtë të dhënë e ka marrë nga publikime të institucioneve ndërkombëtare. Le ta zhbirilojmë pak sesi është e vërteta.

Ministria e Financave raportoi në fund të tremujorit të parë se borxhi publik ishte në nivelin 56,89% të PBB-së. Kjo shifër është marrë nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe është raportuar e rrumbullakosur në nivelin 57%. Berisha tani i referohet ndërkombëtarëve, për ta bërë sa më të besueshme shifrën e vet.

Po si e ka llogaritur origjinalisht Ministria e Financave nivelin e borxhit? Po t’i referohemi buletinit të saj fiskal ( http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_3_m_2012_3409_1.pdf ), shohim se totali i borxhit publik në fund të tremujorit të parë ishte 788,272 milion lekë. Që të mbërrinte te 56.89-përqindëshi i publikuar, duket se Ministria e Financave, totalin e borxhit e ka pjestuar me PBB që ajo ka parashikuar se do të realizohet në vitin 2012 (1,385 miliardë lekë; http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/ekonomia_ne_fokus_prill_2012_3507_1.pdf ).

Por parashikimi i Ministrisë së Financave ka të trupëzuar në të një rritje reale të PBB-së prej 4.3%, ose një rritje nominale prej 5.4%. Ndërkohë, INSTATI-i raportoi se në tremujorin e parë, PBB-ja jo vetëm që nuk u rrit, por u tkurr me 0.2% krahasuar me vitin e vjetshëm. Ndërsa Ministria e Financave ka raportuar se ecuria e të ardhurave tatimore deri në fund të majit nuk ka qenë aspak e mirë.

Kështu, gjatë periudhës prill-maj të ardhurat tatimore (tatime, akciza, taksa doganore e pronësie, sigurime shoqërore etj.) ishin vetëm 49.2 miliard lekë, po aq sa ishin edhe një vit më parë. Pra një rritje 0%.  (http://www.minfin.gov.al/minfin/Treguesit_Fiskal_sipas_Buxhetit_te_Konsoliduar_59_1.php ) Dhe ky është një sinjal që na tregon se edhe në tremujorin e dytë, ndryshe nga ç’ka parashikuar në mënyrë optimiste Ministria e Financave, nuk do të jetë realizuar ndonjë rritje e PBB-së.

Në këto kushte, totali i borxhit publik duhet pjestuar me nivelin e realizuar të PBB-së, e jo me atë që parashikonte në mënyrë optimiste Ministria e Financave se do të realizohej. Duke mbledhur PBB-në e 4 tremujorëve të fundit të raportuar nga INSTAT-i (Prill 2011 – Mars 2012), rezulton një PBB-vjetore prej 1,314 miliardë lekë (jo 1,385 miliardë, siç ka parashikuar në mënyrë optimiste Ministria e Financave) Dhe duke i konsideruar të mirëqena shifrat e INSTAT-it, i bie që niveli i borxhit publik të jetë 60% e PBB-së dhe jo 57%, siç thotë Berisha.

Sipas legjislacionit shqiptar, tavani ligjor për borxhin publik është 60% e PBB-së. Ndërsa sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, borxhi publik shqiptar duhet të jetë në intervalin 40%-50%.

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

Zaloshnja ben arithmetike te thjeshte, por ketu duhet nje arsyetim ekonomik. Borxhi publik shqiptar ne perqindje me PBB realisht eshte shume me i ulet se shifrat zyrtare, sado optimiste qofshin ato. Kjo per arsyen e thjeshte se nje pjese e konsiderueshme e PBB real shqiptar eshte informal, pra i pallogaritur dhe i pallogaritshem zyrtarisht, ndersa borxhi publik eshte i gjithe formal. Te gjitha veprimtarite ekonomike te paliçencuara e te paregjistruara kontribuojne realisht ne PBB. Mirepo kjo pjese prodhimi nuk llogaritet ne shifrat zyrtare te PBB.

Submitted by respublica (not verified) on

PBB-ja informale nuk prodhon taksa, te cilat perdoren per te shlyer borxhin. Pra pjesa informale nuk futet as ne numerues dhe as ne emerues te thyeses dhe si e tille nuk ka rendesi per raportin borxh/PBB

Submitted by Relapso (not verified) on

E ke krejtesisht gabim. Se pari, raporti borxh - PBB nuk ka te beje as me entitetin e taksave, as me barren fiskale e as me evazionin fiskal. Se dyti, te gjitha ekonomite normale te botes kur llogarisin PBB perfshijne edhe nje koeficent te prodhimit qe vleresohet se rrjedh nga ekonomia informale. Mesatarja e kesaj vlere per vendet e BE zyrtarisht eshte 14%, por ka autore qe e llogarisin ne mbi 20%. Merr e lexo p.sh. studimet e njerit prej eksperteve me te medhenj te kesaj fushe, Friedrich Schneider-it mbi "Shadow economies", sepse ai sjell shpesh te dhena statistikore zyrtare dhe analizon edhe qendrimet e studiuesve te tjere.

Submitted by ekonomist (not verified) on

ky diskutimi i mesiperm per ekonomine informale nuk ka lidhje fare me artikullin e zaloshnjes. zaloshnja analizon ne se eshte arritur tavani ligjor i borxhit publik ne shqiperi. sipas ligjit shqiptar borxhi publik nuk duhet te kaloj 60% te pbb-se. dhe ligji percakton se si nivel zyrtar i pbb-se merret ai i publikuar nga instati.  se sa eshte ekonomia infromale ne shqiperi dhe si mund te matet ajo do te ishte nje teme interesante per nje artikull tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.