Komunizmin e lavdërojnë kur e sulmojnë për standardin e shqipes

Nuk besoj se mund të paraqiten dy blloqe gjuhëtarësh të formuar, përkatësisht të përçarë mbi baza rajonale. Ka qenë dhe ashtu do të mbetet: standardi gjuhësor që luan rolin e indit ndërlidhës kombëtar, do të ketë më shumë përkrahës te shqiptarët jashtë Shqipërisë, përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndonëse, në 20-30 vitet e kaluara arsimi në gjuhën shqipe pësoi rënie të vazhdueshme, megjithatë nuk u gjunjëzua dhe sot bashkë me TV-të publike dhe sistemet e tjera informative publike apo private, janë bërë bartëse e inkulturimit edhe gjuhësor të shqiptarëve. Në sistemet demokratike, për shkak të lirisë së fjalës, çdo gjë mund të shndërrohet në problem. Një grup, ose thënë më saktë një grusht njerëzish të organizuar mirë, mund të krijojnë përshtypjen se diçka e kalbur qenka në themelet mbi të cilat ndërtohet Shqipëria. Ata paraqiten zhurmshëm në opinion, paralajmërojnë kriza sikur të ishin vetë kalorës apokaliptikë dhe ofrojnë zgjidhje të menjëhershme: ndërrimin e identitetit.
Aktualisht, tema e parapëlqyer e atyre që dëshirojnë të imponojnë qasjen “kritike” në vlerësimin e proceseve politike, historike, shoqërore në përgjithësi, është vlera e vetme gjithëkombëtare që na mbeti pas rrënimeve shkurtpamëse të viteve të ‘90, gjuha e standardizuar shqipe. Në ligjërimet e tyre gjuha standarde shqipe trajtohet si një vlerë ordinere, duke mohuar rëndësinë strategjike të saj në kombformim, shtetformim dhe rrjedhimisht në krijimin e kohezionit të pazëvendësueshëm kombëtar. Hapja e temave më të rëndësishme kombëtare nga qarqe joformale është guxim i madh ose mungesë brengosëse e vetëdijes për peshën dhe rolin rrënues të këtyre kontestimeve. Lidhur me pyetjen tuaj kam dy probleme: mungesën e informatës për prononcimet e profesorëve të nderuar dhe me inkonpetencën time për çështje gjuhësore… Mirëpo, meqë pyetjet tuaja janë të natyrës politike (ato në këtë fazë mund të jenë vetëm të tilla), mora guximin që këto çështje t’i komentoj nga këndi i politikës. Vërejtjet legjitime dhe kryesore e individëve të ndryshëm, qofshin ato të drejta, qëllim mira apo hileqare, kanë të bëjnë me natyrën politike të vendimmarrjes. Ata thonë se vendimi për njësim të të folmeve, të dialekteve dhe krijim të një gjuhe të njësuar(unike) paska prapavijë politike?! Gjithkund në botë këto vendime merren në institucione politike. Kritikuesit e ndërlidhin idenë e standardizimit me politikën, ngaqë për ta nocioni “politikë” ka konotacion negativ. Mirëpo, vendimmarrja për standardizim të një gjuhe gjithmonë ka qenë politike, të paktën derisa nuk zgjidhet kodi i njësimit. Nëse ky argument nuk mjafton, atëherë shtohen etiketat e tjera, si “fryt” i komunizmit, i Enver Hoxhës, i politikës anti-shqiptare që synuaka ta eliminojë gegërishten dhe të prodhojë një gjuhë hibride. Nëse ky argument nuk krijon sasinë e paramenduar të indinjatës, të neverisë, vazhdohet me inputime, me shpifje, me etiketa të variantit “komunist, tradhtar, bashkëpunëtor…Me këto etiketime nuk besoj se arrihet diçka pos që kontaminohet atmosfera brenda një shoqërie. Pra, krijimi i gjuhës standarde është vendim “par excellence” politik, i domosdoshëm në zhvillimin kombëtar, i pazëvendësueshëm në procesin e shndërrimit të një populli në komb. Sot popujt më të zhvilluar të botës, amerikanët, anglezët, francezët, gjermanët, skandinavët, italianët, hebrenjtë, pastaj turqit, arabët…i kanë standardizuar gjuhët e tyre, kështu që nuk kanë më probleme në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, as me refuzim të zbatimit të idesë që do të krijonte përçarje të pariparueshme dhe gjithsesi destabilizuese, të shoqërisë, të kombit, të shtetit. Anglishtja, bie fjala, përdoret në të katër anët e botës. Ruajtësit e standardit janë institucionet, qofshin ato amerikane, angleze, kanadeze, jug-afrikane, australiane, etj. Gjermanët, austriakët, zviceranët, edhe pse jetojnë në shtete të ndara, kanë krijuar një këshill të përbashkët gjuhësor, që vazhdimisht e mbikëqyr ndërveprimin gjuhësor, duke ruajtur me xhelozi cilësinë dhe pastërtinë e gjuhës gjermane. Hungarezët e ndarë në disa shtete janë edhe më radikalë, ndërkaq francezët, në kuadër të planifikimit gjuhësor, krahas kontrollit të brendshëm të përdorimit të gjuhës franceze, bëjnë çmos që t’ia kthejnë shkëlqimin gjuhës franceze. Projekti i tyre i frankofonisë, ndonëse shumë i shtrenjtë, megjithatë këmbëngulësish zbatohet.
Sllavët, më konkretisht ata jugorë, kanë përsosur mjeshtërinë e formimit të gjuhëve të reja nga mbetjet e ndryshme historike. Kjo mjeshtri e mitizimit të dallimeve të vogla, siç do të thoshte S. Frojdi, ka gjasa të formojë kombe mitike. Qesharake apo jo ky proces është në përfundim e sipër: boshnjakët kafes do t’i thonë kahva, kroatët kava, serbët kafa, ndërkaq maqedonasit, për inat të grekëve, kafen do ta quajnë tursko kafe. Shqiptarët, që kanë një milion dallime nga gjuhët sllave, do të vazhdojnë punën e Sizifit, do ta rrokullisin pareshtur gurin e fatit të tyre.
Një fjalë e urtë latine thotë: “Quius lingua eius regio” (E kujt gjuha, atij territori). Këto shprehje të urta popullore zbulojnë mekanizmin, vetëdijen e formuar të një populli për rolin e gjuhës standarde në krijimin e ndjesisë për përkatësinë e individëve ndaj një kodi të përbashkët. Ndërhyrja e politikës në këto çështje është vetëm iniciues, ndërkaq punët e tjera i kryejnë specialistët. Argumenti që përdoret nga kontestuesit që e ndërlidhin gjuhën standarde me politikë, me komunizmin ose Enver Hoxhën nuk janë të vetëdijshëm se çfarë lavdërimi i bëjnë komunizmit dhe Enver Hoxhës.
Marrë nga një intervistë e autorit për Shqipin
Comments
Një fjalë e urtë latine

Një fjalë e urtë latine thotë: “Quius lingua eius regio” (E kujt gjuha, atij territori)

Dmth, ne zonen gjermanofolese territori eshte i Gjermanise? Po ne Zvicren me 4 gjuhe zyrtare, i kujt eshte territori? I Gjermanise, Frances, Italise apo Romaneve?

Gjermanët, austriakët, zviceranët, edhe pse jetojnë në shtete të ndara, kanë krijuar një këshill të përbashkët gjuhësor, që vazhdimisht e mbikëqyr ndërveprimin gjuhësor, duke ruajtur me xhelozi cilësinë dhe pastërtinë e gjuhës gjermane.

Midis fjaleve te reja qe do hyjne ne fjalorin gjerman (Duden) se shpejti jane edhe keto: Longsleeve, austitschen oder Pitstopp -sa per ilustrim te pastertise xheloze qe ruan e mbron komisioni i perbashket gjuhesor te zones gjermanofolese.

O anonim Kaq të vështirë e

O anonim

Kaq të vështirë e ke ta kuptosh që në zonat gjermanishtfolëse territori i përket gjermanishtfolësve

dhe në zonat Frëngjishtfolëse, Italishtflolëse, romanishtfolëse u përket atyre që jetojnë në këto zona që flasin këto gjuhë.

Zvicra nuk është shtet një kombësh por është konfederatë e disa kombeve.

Me pyetjet që bën tregon që je dru fiku.

Konfederate nacionesh?

Konfederate nacionesh? hahahahaha

Zvicra eshte nacion. Nacion i ngritur mbi shumellojshmerine dhe jo homogjeneitetin etnik, kulturor dhe gjuhesor sic te kane mesuar ty dhe autorin.

Nation: an aggregation of

Nation: an aggregation of people or peoples of one or more cultures, races, etc, organized into a single state

Zvicra nuk eshte nje nacion ne konceptin e Ilirit, pra, te nje nacioni homogjen. Por, sic e tregon shembulli Zviceran, nacion nuk te ben domosdoshmerisht homogjeniteti kulturor, etnik apo gjuhesor. Ne pasaporten zvicerane shkruhet qe mbartesi i pasaportes ka nacionalitetin Zviceran.

o iliro shko dhe tregujua

o iliro shko dhe tregujua zvicerianeve qe nuk jane nje komb se ata vete nuk e dine hahahahaha o lele, na u desh dhe nje e qeshur ne kete pik vape

Respublika! Pse i keni hequr

Respublika! Pse i keni hequr pyetjet e gazetares Oliverta Lila, mbi të cilat janë ndertuar përgjigjet? Mirë që i merrni dhe i hidhni sikur t'i kishit punë tuajat, por nuk u lejohet të bëni "redaktime", ku dëmtohet autorsia. Tani që lexova "Shqip"-in, shoh se bashkë me pyetjet, përgjigjet marrin më mirë kuptim. Kuptohet se ju nuk mund të mbani me pagesë një redaktor të nivelit mesatar, ndaj në këto kushte është më e drejtë të mirëpritni këshillën, "leri më mirë ashtu siç janë, mos i nga"

Respublica duhet te hidhet ne

Respublica duhet te hidhet ne gjyq per perdormin pa te drejte autori te materialeve nga gazeta te tjera. Derisa blogu te mos kishte "publicitet" (dmth te mos krijonte te ardhura per Respublican) kjo mund te ishte OK - por perderisa Respublica nxjerr dhe "publicitet" dhe perfiton te ardhura nga vizitoret - materiali duhet te jete i paster dhe nqs ju e kopjoni te pakten duhet te citoni gaeten me nji link direkt ne faqen nga ku eshte kopjuar artikulli. Perndryshe - gjyqi eshte pak dhe e keni te humbur !!

Une habitem me te gjithe.Hedh
Une habitem me te gjithe.Hedh budallai(Saliu)nje gur ne pus dhe mblidhen 100 te mencur per te nxjerre gurin nga pusi.Lereni ore njerez gurin ne pus e mos e levizni qe andej.Nese deshiron te ndryshoje gjuhen zyrtare e ta beje Gegerishten te tille,le ta beje.Lereni njerez te beje cte doje.Lereni Veriun e Shqiperise te kenaqet me gjuhen e tyre Gegerishten si gjuhe zyrtare.Boll kenaqem Jugun,tani e ka radhen Veriu sepse ndryshe u mbetet qejfi.Sepse ne Shqiptaret keshtu e kemi ne rracen tone.Qejfmbetjet jane shume te rendesishme per ne.Pastaj do vijne ne pushtet Tosket e do vendosin perseri Toskerishten si gjuhe zyrtare.E do vijne pastaj perseri ne pushtet Geget e do rivendosin perseri Gegerishten gjuhe zyrtare.E keshtu me radhe.Bej qejfin njerit dhe i mbetet qejfi tjetrit.E Shqiperia si gjithmone do mbetet nje komb artificial i bashkuar me pahir dhe pa deshire.Ne Jugoret nuk i duam verioret,e Verioret urrejne Jugoret.Komb Shqiptar nuk do te kete asnjehere,sepse ne nuk kemi kohe te ndertojme kombin,ngaqe kohen e harxhojme per sherre me njeri-tjetrin.
@komentet e mesiperme ne

@komentet e mesiperme ne lidhje me kuptimin e fjaleve "nacion" dhe "nacionalitet":

Ky diskutim eshte i vjeter sa bota dhe keto jane dallime semantike qe varen nga konteksti. Por per sa i perket diskutimit te dy anonimeve me siper fjala "nacionalitet" mund te marre ne anglisht dhe frengjisht kutpimin qe ne shqip ne zakonisht i shprehim me fjalet "shtetesi" dhe "kombesi" (apor dhe plot gjuhe te tjera, krahaso ne gjermanisht Staatsbürgerschaft dhe Nationalität).

Por per puristet mes nesh, fjala "nation" eshte perdorur fillimisht per te pershkruar njerez me origjine (prakitkisht gjuhe) te njejte - adoptimi i kuptimit "shtetesi" eshte nje misappropriation i vone nisur nga fakti qe ne nje Europe e dominuar nga shtete nacionale (ose nga shtete ku pakicat gjuhesore injoroheshin".

Matane diksutimeve akademike, Xhaferri e specifikon mire dhe pa lene ekuivoke semantike per cfare e ka fjalen. Keshtu qe edhe ne mund te fillojme e te diskutojme per meriten e ceshtjes tani.

Add new comment