PORTRET: Ivanishvili, miliarderi që kërkon të fitojë Gjeorgjinë

Bixhina Ivanishvili është njeriu i 153 në botë për nga pasuria, një pasuri e vënë në Rusi, ka një kopësht zoologjik privat dhe një kështjellë xhami të mbushur me vepra arti. Deri para një viti me një jetë të mbyllur e thuajse i panjohur, tani ka dalë nga hija për të sfiduar liderin aktual të Gjeorgjisë, Saakashvilin. Pasuria e tij e kalon buxhetin shtetëror të Gjeorgjisë, ndaj pyetja është pse po i futet ai kësaj andralle?
Ivanishvili insiston se Presidenti Mikheil Saakashvili, një reformator i shkolluar në Amerikë dhe që erdhi në pushtet më 2003 me anë të revolucionit të trëndafiltë, është shndrruar në një diktator të pamëshirë, dhe ai është njeriu që do ta sfidojë atë. Ai ka mbledhur qindrat e partive të vogla të opozitës në një koalicion të quajtur “Ëndrra Gjeorgjiane” që të sfidojnë në bllok Saakashvilin. Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër për jo më shumë se dy vjet, siç thotë, dhe pastaj do ta lërë politikën.
Ivanishvilin e njohin tërë artistët e Gjeorgjisë që ai i sponsorizon prej vitesh me shuma të mëdha. Shndrrimi i tij nga një djalë i varfër i një fshati gjeorgjian në një oligark miliarder është një mister. Unë mund të të them shumë gjëra, i përgjigjet ai pyetjes se si u bë i pasur nga gazetari Shaun Walker, por ti nuk do të mund të verifikosh dot asgjë nga to. Fundja, nuk ka pasur kohë tjetër në historinë njerëzore kur mund të bëheshe i pasur kaq shpejt sa në post-autokracitë e ish-lindjes komuniste.
Teksa Saakashvili e akuzon atë si bedel të Putinit, ai premton të shpëtojë Tbilisin. Pas luftës së 2008-s me Rusinë, Ivanishvili premton të kthejë normalitetin me perandorinë e Putinit.
Vetë Saakashvili e ka përmirësuar ndjeshëm rendin dhe jetën e gjeorgjianëve, sidomos vitet e para të ardhjes në pushtet, por, sipas Ivanishvilit e ka kthyer demokracinë në një fasadë për t’u sjellë si autokrat, pushteti në vend tashmë është vertikal, dhe mbi të gjitha, ai nuk do më të lërë pushtetin, sëmundja e njohur e liderëve pas-komunistë të Lindjes.
Në zgjedhjet e 1 tetorit, miliarderi gjeorgjian premton të fitojë që të bëjë atë që një djalë i shkolluar në Amerikë nuk e bëri dot, një demokraci të vërtetë.
k.c.
Add new comment