Sikur Gjermania të braktiste Euron

Postuar në 15 Nëntor, 2012 08:54
Die Zeit

Ja një ushtrim i vogël intelektual: çfare do ndodhte nëse Gjermania të braktiste zonën euro, siç këshillon spekullatori i madh George Soros? Le të imagjinojmë se me një shumicë prej 2/3, Parlamenti gjerman vendos të braktisë monedhën e përbashkët dhe të rivendosë Markën. Kursi i këmbimit me Euron do fiksohej 1 me 1. Tregjet financiare do ishin të parët që do reagonin dhe kapitale të mëdhaja do udhëtonin në drejtim të Gjermanisë nga vëndet e tjera të bashkimit monetar. Marka do rivlersohej menjëherë rreth 50% dhe një markë do kushtonte 1,5 euro. Rreth dyqind ekonomistë gjermanë do ngrinin dolli për lirinë e rigjetur të Gjermanisë.

Në Shtetet e tjera të zonës euro, tregjet do gumëzhonin. Banka Qëndrore Europiane, e cila nga Frankfurti do spostohej në Paris, do shpallte blerjen e pakufizuar të bondeve shtetërore. Në këtë mënyrë BQE-ja do risillte qetësinë në bursat europiane.

Pas një periudhë të shkurtër kohe relativisht të paqtë, prodhuesit automobilistikë gjermanë do shpallnin lajmin se volumi i shitjeve në zonën euro është në rënie të lirë. Veturat gjermane do kushtonin tepër për Eurozonën, falë mbivlerësimit të Markës mbi Euron. Si pasojë industria automobilistike gjermane do humbiste vende pune në atdhe.

Federata e industrialistëve gjerman do shpallte se ekonomia nuk është aq perforumese dhe do i kërkonte sindakatave të pranonin një ulje të pagave. Një tremujorsh më vonë, zyra e statistikave gjermane do jepte lajmin se peshorja e import-eksportit po arrin ekuilibrin sepse janë përgjysmuar eksportet.

Industritë eksportuese të Gjermanisë do ishin në reçesion dhe do ulnin në masë rrogat e puntorëve. Ekonomia kombëtare gjithashtu do fillonte të tkurrej. Në të kundërt, në Shtetet e eurozonës ekonomia do stabilizohej në mënyrë progresive.

Volkswageni do shpallte synimin për të spostuar shumicën e prodhimit në vëndet e eurozonës. “Marka gjerman është tepër e fortë për prodhimin tonë dhe kemi nevojë për një kurs shkëmbimi më stabël.” Bmw-ja dhe Daimler – Mercedes do thurnin projekte të ngjashme. Në sektorin publik tavani ligjor i borxhit publik do detyronte autoritetet të ulnin vëndet e punës dhe të zhvlerësonin pagat prej 0,5%.

Kështu që pas një viti nga dalja nga Euro, Gjermania do të zhytej në një reçesion të thellë dhe një rritje të fortë papunësie. Ndërkohë konsumi i brendshëm do tkurrej falë papunësisë dhe uljes së rrogave dhe një numër i madh ndërmarrjesh do shpallnin delokalizimin e tyre në Azi o SHBA. Influenca e bursës së Frankfurtit do ulej në favor të asaj të Parisit, kapitalet financiare do ia mbadhnin në drejtime të tjera dhe Marka nuk do ta rimerrte më veten.

Dy vite më vonë, zona euro do të shfaqte një rritje ekonomike të bindshme, mbi 2%. Ndërkohë rezultatet ekonomike të Gjermanisë do ishin në një pikë të vdekur dhe papunësia do qëndronte e lartë.

Rreth dyqind ekonomistë gjerman do të publikonin një apel solemn për të fuqizuar sistemin ekonomik të vendit. “Tregut të punës i mungon fleksibiliteti – do të deklaronin ata – pagat janë tepër të larta dhe asistenca sociale e papërballueshme.”

“Greqia dhe Spanja janë në rritje ndërkohë që ekonomia Gjermane është në vështirësi” do shkruanin ekspertët dy vite më vonë braktisjes së Euros nga ana Gjermane. (E.X.)

*Marrë me shkurtime dhe përshtatje nga e përditshmja Die Zeit - Gustav Horn

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Qarri eshte i Saliut se do thoshte se ne jemi vendi i pare, meqenese Gjeermania "u zbyth"

Submitted by raimondi (not verified) on

Nqs marka do ngrihej shume dhe nuk do shiteshin dot veturat --Atehere qeveria gjemrane priste  marka me shume  qe te ritej  inflacioni dhe te ulej vlera e markes ,  ne menyre qe te riteshin edhe shitjet e  autoindustrise ....

Pra eshte e thjeshte se  gjermanet do vepronin sic veprojne amerikanet .....hidh ne treg para me teper   do forcohej perkohesisht leku europian  dhe riten shitjet ..Pasandaj  terhiqesh prape

Por jetesa e gjermaneve do behej shume here me e mire ....

Submitted by RP (not verified) on

Sa per industrine e autoveturave gjermane nuk eshte sekret qe kane qene,jane dhe mbeten makina te shtrenjta,qofte se ka inflacion Gjermania apo jo.Kjo s'lidhet me monedhen por me traditen,me teknologjine,soliditetin,me logon,me kontenutet,cilesine e çfare te duash.Te gjitha markat e makinave gjermane jane te shtrenjta,por prapseprape shiten,per arsyet qe thashe me lart.Po ashtu,edhe nese nje kaçavide gjermane kushton dyfish nga nje kaçavide kineze,ia vlen te blesh te paren.Une per vete kam blere nje VW Passat te perdorur qe kisha ne Shqiperi dhe ma nxiu jeten me difekte,por kjo s'prish pune ne mendesine e pergjithshme evropiane qe konsideron VW si marken e makinave me te besueshme ne bote,sepse pergjithesisht VW ka dyzet vjet qe ka krijuar kete imazh.Nje Chevy Corvette kushton me pak se nje BMW M3,sado ka kuaj me shume,por te gjithe blejne nje M3,meqe duhej krahasimi.Ose rasti tjeter,kinezet i sjellin makinat shume lire,por konsumatoret nuk i blejne,pra jo çdo gje eshte e lidhur me çmimin.Dhe aman,kujdes nese replikon,se ate lol-in e perdor vend e pa vend si tungjatjeta.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky artikull i atij specialistit esht komplet gabim

Ja ku eshte USA  qe kur i forochet leku shume   dhe ju bijen eksporter  , keta direkt prodhojne me shume dollare dhe e ulin  vleren e dollarit nderkaq qe eksportet riten .....Natyrisht ka nje limit cdo gje

Por kjo qe thote autori per Gjermanine nuk eshte e sakte

Nqs Gjermaneve do ju forcohej leku nga shkeputja prej EU-se ,atehere gjermanet do risnin pagat e puxhetoreve , pensionet, dhe sherbimet e tjera , ne ket emenyre do ritej mireqenia e gkjermaneve , dhe do ritej edhe inflacioni__Porse kete inflacion do e paguante Europe duke blere gjithe eksportet gjermane .....

Pra nuk ka pse te bijen eksportet kur behet fjale per politken monetare, e cila ne nje shtet  te fuqishem ku bankat bejne ligjin si gjermanet , ata e menaxhojne shume thjeshte--

Porse shitjet e autoindusrise jane ne renie tani, qe eshte recesion ne Europe......Dhe  nqs gjermanet shkeputen nga EU- ata dalin shume te fituar se gjithe krizen e EU-se ja lene EU-se dhe  per shkak te ekonomise se tyre te fuqishme manufakturale , edhe ate  dobesi qe mund te kene vete,  e shkarkojne tek EU nepermjet eskporteve ......

Ndaj sipas meje , me pake common sense ky artikull nuk eshte i drejte --Nuk e di c'mendim ka Sala per kete problem qe eshte ekonomia direkt pas gjermanit  ..

Megjithse Sala thote me vete --Do zoti iken Gjermania  nga EU te ngelem une ne vend te pare lol

Submitted by korrigjuesi (not verified) on

Cfare jane keto Perkthime artikujsh me shkurtime ne ato pjese qe ja nxjerrin bojen per jo-seriozitet ketyre artikujve mer?

Jeni ne vete ju te Respublika apo s'jeni? Perse perhapni gjera te fallsifikuara duke i bere nje lexim "artikujve" si partite Shqiptare ku njeri citon negativet e tjetri pozitivet?

Sa per info.:

Autori Z. Horn njihet si ekstremist pro-euron! Populizmi i tije per te ruajtur euron e shtyne ate here here te bojatise skenare ogurzeza qe skane piken e realitetit ne brendesi. Eshte autor qe nuk merret serizisht ne hapsirat Gjermane pervec gazetave Shqiptare qe u perngjajne atyre provincialeve qe kur perkthejne te kujtojne ata te rendomtit qe niseshin nga Rinasi me vize 1 mujoreshe per te blere Merzedez te tregu jevgjit dhe u thoshin me mburrje kur ktheheshin "e kom ble n'gjermani"(!) Kjo kuptohet qarte edhe ne pasazhet e artikullit ku "argumentohet" me reninen e eksporteve te industrise automobilistike. Qesharakja qendron se industria automobilistike e Gjermanise eshte orientuar prej vitesh drejt marketeve te tjera ne Azi e Amerike dhe % brenda euro-zones eshte e paperfillshme tashme. Edhe sikur te pasojne turbullenca, thjeshte do rriteshe diku tjeter eksporti duke i subensionuar sic eshte bere gjithnje! Qesharakja tjeter qendron ne faktin se (sipas perkthimit me preference te artikullit ashtu keshtu populist dhe JO-serioz) pjesa e mbetur ne eurozone do te stabilizohet dhe premton rritje ekonomike? Por kjo eshte e pakuptimte sepse menjehere ne kete rast keto shtetet e mbetura do te kolabonin per mungese financiare + qe Ratingagjenturat do ti zbrisnin per nga besueshmeria ne dysheme. Rrjedhimisht rritet kostoja dhe largon investuesin. Harrohet se Shtetet Skandinave qe kerkojne me kohe te dalin do te pasonin edhe ata Gjermnaine keshtu qe Franca me shoket trahana jugore do te mbesnin me gisht ne goje se ska kush tju jap para.

Ne artikull ka disa polemika qe nuk i keni perkthyer ju per Thilo Sarazin. Ish-Bankieri i Deutsche Bundesbank Z. Sarazin eshte i njohur ne Gjermani per populizmin e tije te forte njesoj si Bossi ne Itali. Polemikat me te ne artikull shpjegon shume per JO-seriozitetin e artikullit nga ku kuptohet qarte edhe nga komentet bere nen ate artikull ne faqen e "die Zeit"

..prandaj ju lutem Respublika qe perhap tashme vetem "lajme" per provincialet me fodulle te shoqerise te bej pak permisim ne kualitet. Po te kishte vlere per ndonje Ratin agjenture Respublika me siguri qe do merrnin noten "ndalohet ne cdo menyre investimi ne te"!!!

Submitted by hapi (not verified) on

Shkrim shumë i mirë.
Gjermania para dhjetë vitesh quhej i sëmuri i madh i Europës.
Gjermanët, sidomos e djathta harron se mirqënia e tyre i detyrohet pikërisht tregut gjigand që është bashkimi Europian.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Gjithe artikulli bazohet vetem ne argumentin e supermarkes, dmth te nje marke qe do t'i bente prodhimet gjermane shume te shtrenjta.
Usa me dollarin ka veretuar se ka sa te duash mekanizma inteligjente qe e mbajne artificialisht te ulet vleren e monedhes, madje po te vazhdojme me usd dhe me dy standarte dmth fuqi blerese e dispropocionuar.
Ky ustai i artikullit ka shume te drejte qe e do euron, por e mbron shume keq.

Submitted by RP (not verified) on

Kam idene se nuk eshte ashtu si pershkruhet,pasi merret parasysh vetem nje skenar dhe jo tjetri,se çfare anarkie do sillte largimi i Gjermanise nga euro.Kjo do rrezonte perfundimisht euron,pra brenda nje viti nuk do kishte me fare euro.Parashikimi me shume se 5vjeçar eshte irrealist thote Bismark.Por sidoqofte ky eshte nje skenar shume i pamundshem.

Submitted by katarakti (not verified) on

Shkrim i gabuar i "Die Zeit". Artikullin ne fakt e lexova qe dje dhe te them te drejten fillova te mendonja rreth skenarit te daljes se Gjermanise nga euro. Por nuk isha ne nje mendje me gazeten gjermane.  Madje arrita ne nje perfundim krejt te ndryshem.Se pari pasi Dojçmarka do te komandohej nga qeveria gjermane. Dhe kur te gjithe te suleshin dhe te nderronin euron me marken, siç thote artikulli, Banka Qendrore Gjermane do te duhej lehtesisht te shtypte marka te reja. Ne kete menyre ajo e mban kursin e shkembimit mark/ euro ne nivelet qe i intereson ekonomise gjermane. Nga ana tjeter gjithe europianet do te blinin dhe shisnin me marka, siç bejne sot gjithe amerikanet me dollarin. Ky do te ishte pushtimi ekonomik i Europes nga Gjermania. Ka edhe shume argumente te tjera, por me duket se edhe me kaq kuptohet analiza e dobet e gazetes gjermane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.