PAVARËSIA E KUJT?

Postuar në 20 Nëntor, 2012 03:07
Elliot Sacchi

Megjithȅse si shumȅ te tjerȅ jetoj larg, personalisht i kam bȅrȅ disa gjeste simbolike pȅr tȅ kujtuar ditȅn e Pavarȅsisȅ, duke vendosur flamurin e kuq me shqiponjȅ nȅ dritaren e dhomȅs sȅ gjumit nȅ katin e sipȅrm tȅ shtȅpisȅ, duke vendosur flamurin kuq e zi nȅ foton e profilit nȅ Facebook dhe duke lȅnȅ mustaqet si paraardhȅsit tanȅ 100 vjet mȅ parȅ, por i gjithȅ ky entuziasȅm pȅr tȅ festuar nga larg, zbehet sapo bie ndesh me median Shqiptare dhe lajmet e kȅqija qȅ mbushin uebsitet dhe kanalet televizive. Korrupsion, drogȅ, vrasje, vetȅvrasje, aksidente, dhunȅ, arrogancȅ dhe injorancȅ, padituri, abuzime me gra e femijȅ, opozitȅ liberale dhe opozitȅ ekstremiste, ministra tȅ heshtur nga pesha e fajit dhe opinionistȅ gojȅ-shthurur nga pesha e interesit dhe nȅse ka ndonjȅ qȅ thotȅ se kjo ȅshtȅ diçka normale nȅ çdo vend, e ka shumȅ gabim, kȅto ndodhin tȅ gjitha bashkȅ nȅ njȅ kohȅ tȅ shkurtȅr vetȅm nȅ Shqipȅri.

Por unȅ dua tȅ merrem pak mȅ shumȅ me mȅnyrȅn se si ȅshtȅ menduar tȅ festohet ky 100 vjetor dhe nuk e kam fare me paratȅ qȅ vidhen barbarisht dhe as me dekorin pa shije. E kam nȅ fakt me diçka qȅ njȅ pjesȅ e mirȅ ose nuk e kuptojnȅ ose e dinȅ dhe kanȅ zgjedhur tȅ ulin kokȅn dhe tȅ pranojnȅ se kanȅ njȅ Kryeministȅr tȅ dalȅ mendsh, e kam fjalȅn pȅr festimin bashkȅrisht tȅ tȅ gjithȅ Shqiptarȅve pa dallime partiake, krahinore ose fetare, pa dallim nȅ se jeton ne Kosovȅ, nȅ Maqedoni dhe kudo nȅpȅr bote, por ndodh qȅ kjo qeveri dhe me qeveri nȅnkupto Saliun, ka zgjedhur ta festojȅ vetȅm, pa Shqiptarȅt.

Saliu nuk guxoi kurrȅ tȅ ngrejȅ njȅ komision gjithȅ-pȅrfshirȅs pȅr organizimin e festimeve sepse ai e dinte se nuk do tȅ mundte dot tȅ kontrollonte gjithçka dhe se do tȅ poshtȅrohej publikisht pȅrpara vizionit tȅ opozitȅs e cila me modesti dhe me pak fonde, provoi se ȅshtȅ mȅ e aftȅ pȅr tȅ bashkuar tȅ gjithȅ Shqiptarȅt nȅ festime se ky Kryeministȅr me mentalitet mesjetar qȅ ka vendosur tȅ masakrojȅ publikisht 2 mijȅ kafshȅ. Ky njeri qȅ sot ka frikȅ edhe nga hija e tij ka vendosur tȅ tmerrojȅ publikun, sidomos femijȅt, duke derdhur gjakun e dy mijȅ kafshȅve tȅ pafajshȅm e duke ndyrȅ jo vetȅm qendrȅn e Tiranȅs por edhe gjithȅ Shqipȅrinȅ me idenȅ e tij perverse.

Frika e kȅtij njeriu tȅ kompleksuar keq me krimin, frika pȅr tȅ dalȅ i pambrojtur nȅ publik dhe sindroma e 1997 qȅ Saliu ka me Vlorȅn, i ka ndarȅ Shqiptarȅt sot nȅ dysh dhe padyshim me 28 Nȅntor ne do tȅ jemi dȅshmitarȅ tȅ komedisȅ sȅ rradhȅs tȅ kȅsaj qeverisje tȅ padȅshiruar.

Nȅ Vlorȅ do tȅ kemi tȅ gjithȅ ata qȅ e kanȅ tȅ qartȅ se nga ku u shpall pavarȅsia dhe qȅ nuk kanȅ frikȅ tȅ festojnȅ atje, nȅ Tiranȅ do jenȅ tȅ gjithȅ ata qȅ kanȅ frikȅ nga shtetarȅt e tyre dhe e ndjejnȅ veten mȅ tȅ sigurtȅ tȅ rrethuar nga qindra forca sigurie, teksa do tȅ hanȅ tortȅn e Pavarȅsisȅ te pȅrlyer me gjakun e prapambetjes mendore, dhe nȅ fund ȅshtȅ edhe njȅ pjesȅ tjetȅr, shume mȅ e vogȅl qȅ pȅr arsye qȅ vetȅm Kreshnik Spahiu e di, do ta festojnȅ diku mes maleve nȅ veri, nȅ vend qȅ tȅ bashkohen me tȅ tjerȅt nȅ Vlorȅ.

Nȅ tȅ gjithȅ kȅtȅ lȅmsh tȅ krijuar pȅrgjithȅsisht nga politika, ka njȅ tȅ vȅrtetȅ tȅ hidhur qȅ del nȅ sipȅrfaqe tȅ tȅ gjitha problemeve tȅ tjera tȅ kȅtij shteti 100 vjeçar porsi diçka e shȅmtuar qȅ mban erȅ tȅ keqe dhe kjo ȅshtȅ pamundȅsia e njȅ pjese tȅ madhe njerȅzish pȅr tȅ kuptuar se ne nuk kemi çfarȅ tȅ festojmȅ sot.

Sot, ne kemi njȅ shtet qȅ nuk kujdeset pȅr shtetarȅt e tij, kemi njȅ shtet tȅ varfȅruar nga vjedhja dhe shkatȅrrimit mizor qȅ ne “patriotȅt e mȅdhenj” po i bȅjmȅ jo vetȅm duke pȅrvetȅsuar fizikisht por edhe duke toleruar me vetȅdije tȅ plotȅ ata qȅ vjedhin, jemi shteti me pȅrqindjen mȅ tȅ madhe tȅ popullsisȅ qȅ kȅrkon tȅ ikȅ nga sytȅ kȅmbȅt pasi kanȅ humbur çdo shpresȅ se ky vend do tȅ arrijȅ ndonjȅherȅ tȅ bȅhet zgjatim i Europȅs sȅ zhvilluar. Pȅrpos kȅtyre arsyeve ka edhe shumȅ tȅ tjera qȅ po tȅ pȅrmenden njȅ e nga njȅ do tȅ bȅnin pesimistȅ edhe vetȅ familjen e lumtur Berisha qȅ na udhȅheq me grushtin e hekurt tȅ kalitur nȅ bllokun komunist tȅ para 1990.

Turpi i ndarjes nȅ disa copa me 28 Nȅntor ȅshtȅ akoma i evitueshȅm nȅ qoftȅ se tȅ gjithȅ, bojkotojnȅ pseudo festȅn e Tiranȅs dhe Morinȅs dhe tȅ mblidhen nȅ Vlorȅ. Le t’i injorojmȅ dhe ne njȅherȅ kȅta njerȅz qȅ na kanȅ injoruar pȅr shtatȅ vjet duke pretenduar me shurdhȅrinȅ e tyre se janȅ zotȅrit tanȅ, tȅ paktȅn vetȅm pȅr njȅ ditȅ, simbolikisht. Ne duhet t’i tregojmȅ kujtdo se mbi tȅ gjitha jemi Shqiptar dhe kjo ȅshtȅ festa jonȅ dhe jo festȅ e politikȅs, ȅshtȅ pavarȅsia e shtetit Shqiptar dhe jo pavarȅsia e qeverisȅ qȅ ka uzurpuar shtetin.

28 Nȅntori simbolizon ata qȅ shkrinȅ jetȅn nȅ luftȅn 500 vjeçare kundȅr perandorisȅ Otomane, simbolizon ata qȅ dhanȅ jetȅn nȅ luftȅn e parȅ e tȅ dytȅ botȅrore, simbolizon çdo Shqiptar qȅ pavarȅsisht bindjeve politike, derdhi gjakun pȅr tȅ mbrojtur sovranitetin kombȅtar dhe asnjȅ individ nuk duhet tȅ harrojȅ se pa sakrificȅn e cilitdo prej tyre, ne nuk do kishim mundȅsinȅ dhe privilegjin tȅ ishim 100 vjet shtet.

28 Nȅntori definitivisht nuk simbolizon pushtetin, sidomos pushtetin e Saliut dhe bandȅs sȅ tij tȅ babȅzitur, dita e pavarȅsisȅ ȅshtȅ mȅ e madhe se kushdo qe ndodhet pȅrkohshmȅrisht nȅ pushtet qoftȅ ky Sali Berisha, Edi Rama apo dhe ndonjȅ tjetȅr, prandaj ne duhet tȅ dalim mbi ndasitȅ politike dhe tȅ paktȅn pȅr njȅ ditȅ nȅ kȅto njȅqind vjet, tȅ tregojmȅ se jemi tȅ denjȅ tȅ quhemi Shqiptar.

Comments

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Z. Elliot Sacchi,

Pertej cdo dyshimi, festa eshte e te gjithe shqiptarve. Pertej cdo dyshimi, ne kete pervjetor shekullor kemi te gjithe te drejten te festojme. Por sipas mendimit tim, une dyshoj shume tek Berisha si kryeminister dhe tek Rama si kryetar i opozites. Sepse provat e atyre qe bejne dhe kane bere sot e gjithe diten flasin se te dy jane aty per interesa te ndryshme nga interesat e shumices se shqiptarve. Per asnje cast ata nuk jane marr vesh me njeri tjetrin, ata vazhdojne te mos merren vesh per punet me banale dhe jetike te ketij vendi. Te dy vazhdojne ti bien fyellit ne nje vrime, duke poshteruar inteligjencen e nje shoqerie te tere, se ata dhe vetem ata jane dy zotat qe ne duhet t'u perulemi si ne shoqerite parahistorike. Nuk mundem ta besoj se njeri eshte me i mire se tjetri, nuk mundem ta pranoj se njerit i digjet xhani per kete vend, sa kohe qe shoh "veprat" e te dyve, te sharat, vjedhjet, perversitetet, poshtersitet e tyre, sa kohe qe lakej te perdal sillen rrotull tyre per te zhvatur copat e kockave te pushtetit politik dhe ekonomik, te shkulur dhunshem nga trupi i molisur i Atdheut. Prova ka sa te duash per te dy, per Ramen si ish Kryetar Bashkie dhe tani edhe Kryetar i Opozites, per Berishen si ish President, Kryetar i Partise Demokratike dhe si Kryeminister. Dikush do te thote se Rama tani eshte thjesht Kryetar i Ps-se. E drejte, ndoshta duhet te presim ta shohim edhe ate Kryeminister. Por emri i tij mua nuk me jep ate lloj garancie si njeri me kredenciale te larta morale, qe nuk do te bej kompromiset e ulta ne kurriz te interesave te shqiptarve.

Po ashtu Berisha sot eshte njeriu qe dikush e quan "Kafshe politike". E vertete, ai eshte nje "kafshe" qe ia ka dal te perballoje dhe te riciklohet ne politike, kjo eshe per faj te shoqerise civile ne Shqiperi. Sa kohe qe analist te tille nuk deshirojne te shohin realitetin ne sy, por behen pale me njeren ose tjetren "kafshe politike" keshtu do te ndodh: ne do te vazhdojme te jemi peng i politikave te ketyre "Burrave te Vegjel".

Submitted by Rigor Mortis (not verified) on

Pikë.

Submitted by e.s. (not verified) on

Varianti se te dy jane njesoj, bie kur juve paskeni prova se Rama eshte i korruptuar dhe nuk shkoni ne prokurori, te tjerat jane fjale boshe, shkurt propagande per te ulur moralin.

Submitted by shqiptar (not verified) on

Mire z.Elliot Sacchi po nga emri nuk me dukesh si shqiptar.

Submitted by e.s. (not verified) on

Shqiptar nuk te ben emri se sa per emra, shumica e atyre qe kane lindur mbas 1990 i bie mos te jene Shqiptare. Shqiptar te ben ajo qe ti ben per vendin tend.

Submitted by loni (not verified) on

merrni shembull nga egjiptianet po ngrihen perseri ne protesta sepse presidenti tyre ndyshoi ca nene qe i japin me shume pushtet netes se tij....cfare feste kemi ne o te mjere...po mbajme kriminele e hajdute ne kurriz, vendi eshtye me keq se vendet afrikane ....turp!

barbari nga vucidoli do there kafshe ...pasi vrau e preu njerez turp kush i shkon nga pas...turp per ne qe e durojme ....nuk eshte kohe per festa eshte kohe per zi, zi te madhe...edhe Mali i Zi yallet me ne ha ha ha qesh sepse nuk qaj dot!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.