Emisionet politike, ethet e së enjtes mbrëma

Mbrëmë për apolitikët nuk ka patur alternativë. Në orën e pikut të shikueshmërisë televizive në atë që njihet në anglisht si prime-time, të gjitha stacionet televizive, që nga kombëtaret e deri te lokalet, nga të vjetrat e deri te të sapohapurit, i shërbenin shikuesit një menu të mbushur vetëm me…politikë. Opinioni i Fevziut kish kreun socialist Rama dhe shpurën e tij të programit; Top Story i Ballës, me rrugët dhe eksponentë të dy krahëve që mbronin tezat e tyre; Zheji me 360 gradë, gjithashtu me një brerje politike ‘rotacion apo vazhdimësi’. Për të vazhduar me Ilva Taren dhe një panel analistësh, që gjithashtu kapej fort pas asaj se ç’do të ndodhë më 23 qershor. Mira Kazhani te A1 Report ‘hahej’ me ‘të mëdhenjtë’ me një të ftuar kontroversial si ish-ambasadori amerikan Withers.
Në të njëjtën shtjellë, edhe emisione të tjera më pak të njohura apo me panele më pak të zëshme i kishin zënë pritë ndërrimit të kanaleve, duke e bërë telekomandën të pafuqishme para dëshirës për të parë të paktën dy a tre prej tyre.
Kjo mund të jetë e vërteta, pra dëshira për t’i parë, për një gazetar të politikës apo për ndonjë amator të zhvillimeve politike ata që në anglisht njihen si political junkie. Për të tjerët, shumicën ndoshta, ka qenë shumë i gjithë ky sulm i emisioneve politike, por pa shpëtim. Njihet dhe është kthyer në klishe një shprehje e Churchill-it për Ballkanin, rajonin e botës që prodhon më shumë konflikt sesa mund të konsumojë. Nëse do ta përdornim përkufizimin për Shqipërinë, ky vend i yni prodhon më shumë politikë sesa mund të konsumojë.
Nuk është mirë as keq, është ajo që është. Është një fakt pra, një fakt që e ka lindur ose një dëshirë ose një nevojë, ose një trill. Nuk ka rëndësi. Por droja është se kjo baticë politike shpjegon edhe një gjendje sociale të shqiptarit. Një dorëzim para një zhurme të madhe të makinës së politikës që vjen edhe me një lektisje, një paralizë që na nxjerr nga mjerimi duke na krijuar iluzionin e pjesëmarrjes, të angazhimit, të një rëndësie të vetëprojektuar të vetes.
Mund të jetë edhe ajo tjetra: cirku që vjen pas bukës, një eglendisje e ‘institucionalizuar’ nga romakët dhe e bartur në kohë ndoshta nga vetë koha e brendshme e njeriut; një prirje për spektakël me shpenzimet e tjetrit. Kjo sepse debati politik vjen edhe me një përplasje verbale, stërpika pështyme që përshkojnë studion, shkopinj që ndërrojnë duar dhe që nuk janë dhe aq keq në një kulturë fallike si njerëzorja; kërcënime nën zë, fyerje të shkëmbyera, e të tjera.
Sidoqë të jetë, edhe në teprinë e tyre në qofshin, ato emisione janë një mjet demokratik. Do të jemi të dënuar me të gjithë derikur matja e audiencës të na shpëtojë nga ca prej tyre. Apo derikur jo çdo televizion të imitojë tjetrin.
Mapo
Comments
Kishte dhe nje program te

Kishte dhe nje program te paimitueshem dhe shume ndryshe si ai i Krastes dhe Lutfi Dervishit...ne vizion plus. Nuk paske punuar mire Lela...me informacion te cunguar si gjithmone:)

Programi i Ardian Krastes

Programi i Ardian Krastes eshte i vetmi program qe rrezaton kulture, shqetesimin e vertete qytetar, nervin dhe qasjen elitare artistike dhe politike.
Pa snja vrerej ndergjegje; te gjithe analistet dhe moderatoret e tjre duhet te largohen.

Misioni i tyre ka mbaruar me turp.

Jane shnderruar ne paterica te Kryetareve.
Une nuk ve me faj Berishen dhe Ramen per degradimin e tyre.
GFajtore jane Fevziu, Balla, Peka, Zheji me shpuren e te ashtuquajturve analiste.
Do t'i beja thirrje Mustafa Nonos te bojkotoje ne menure perfundimtare studiat e felliqurate te gjtha televizioneve .

F B-ku dhe Respublica jane te vetmet Podiume te denja per te.

"Ju të dy jeni fytyra

"Ju të dy jeni fytyra ekselente e injorancës që bëhet argument"

U bene tre tani bashke me kete Lelen.

Vetem per kete shprehje do ta votoj Edi Ramen.

Ne do te shpetojme jo nga

Ne do te shpetojme jo nga matja e audiences , por nga ca gazetare idiot ne debate e grimase qe kopjojne njeri tjetrin dhe qe kane studjuar me shume funksionimin e komunizmit sesa te kapitalizmit dhe per t'u dukur sa me global permendimca emra 'filozofesh' e ca shprehje ne anglisht, qe per ne qe s'dijme domosdoshmerisht anglisht a ferngjisht, na duken sikur kane dale nga gropat e llumosura e pluckojne kuak-kuak si bretkoca...

Mbreme vendosa te mos e dergoj femijen per studime tek shkolla e Cilit qe na e beri shendetesine tone me te mire se 'dizasteri' anglez...Gjithashtu nuk do te vendos antene per te pare ABC-n e Shkullakut qe ka harruar 'abc-ne' dhe nuk do te lexoje Lela a Mapo qe mundohet te shpelaje pudren e pronarit qe nga djerset e ftohta ju be blana-blana si dikur kooperativistet nga Labinot fushe.

Dhe dicka : E c'mund te presesh nga nje njeri qe prinderit me gezim te madh e pagezuan me emrin e te nderuarit te madh rilindas Naim Frasheri, dhe ai pse vajti per nje specializim ne France i beri delete rilindasit dhe morri Henrin mbret.

Komedite mediatike nuk jane rrjedhoje e 'nje gjendje sociale te shqiptarit' por jane mirefilli leqendisje te paguara per t'u shfaqur e me pas per t'u kopjuar nga shqiptari...per t'a bere idiot me ca shashka te hedhura aty ketu si frikacaku qe do te shfaqet trim.

Emisionet jane shpesh te

Emisionet jane shpesh te dobta ne permbajtje. Mbizoterojne militantet partika apo gazetare shume afer kryetarve. Me befasoi TOP Story qe ne vend te behj emsion i perditshem nga e Hena ne te Diele, u be vetem 3 dite ne jave nderkohe kur ish kampionati evropian veren qe kaloi, beri emision te perditshem sportiv rreth Euro 2012(?!) a thua se ishte kampionat qe merte pjese Shqiperia...Te tilla gjera jane te turpshme per nje televizion qe pretendon tejete numri 1 ne vend. Edhe tematikat qe ka trajtuar TOP Story kane qene shumica koti. Ndersa per emisionet e TV te tjera me mire eshte pothuaj e njeta gje...Dicka me mire A1 report. Kurse ai Zheji nuk dihet se cgare pjell ne koke, me emisionet e tij qesharake ne tematike. Emisioni me i mire ka qene ai i Klanit me Fahri Balliun dhe Spartak Ngjelen qe se paku na beri me qesh pak...

Add new comment