Fetë dhe tentativa për të mos respektuar shtetin laik e të kompleksuar shqiptar

P { margin-bottom: 0.08in; }
Shteti shqiptar përballë feve është përgjithësisht “i urtë” edhe pse nuk mund të thuhet se i plotëson të gjitha kërkesat e tyre as nuk u del atyre ballazi për të kundërshtuar apo ndaluar veprime që bien ndesh me ligjet laike. Rasti i Përmetit është ndoshta i fundit i një mori rastesh të ngjashme në vitet e fundit. Ndërsa fetë sa herë të pakënaqura prej vendimeve bazuar në ligje laike vrapojnë të shpallen të “persekutura” dhe të nëpërkëmbura. Mund të jetë për shkak të një kompleksi që shteti shqiptarë ka të paktën për tre prej feve dominuese në vend dhe një tentative të këtyre të fundit për të përfituar prej këtij kompleksi.
Qëndrimet e ashpra të Hirësisë së tij Kryepshkopit Janullatos, që krahasonte zbatimin e një vendimi gjykate prej përmbarimit me atë që ndodhi më 1967 dhe çmendurinë e Shqipërisë ateiste, duket se është një prej atyre momenteve kur fetë tentojnë të shfrytëzojnë kompleksin. Prej vitesh në fakt edhe pse vendosur ndryshe prej gjykatës, që duhet ashtu siç thekson Hirësia e Tij Janullatos ta dinte nëse godina kishte qenë apo kishë e konfiskuar, shteti nuk guxonte të zbatonte vendimin. Përmbarimi thjeshtë ka dështuar përballë presionit të kishës, ndërsa po ashtu si dje policia e shtetit thuajse nuk ka preferuar të ndërhyjë. I ngjashëm është rasti i zhvarrosjeve në Kosinë po në Përmet, ku nën mbikëqyrjen e një prifti eshtra pleqsh e fëmijësh të vdekur të zonës u riemëruan ushtarë grekë dhe u mbyllën në arkivole. Prifti për një kohë nuk lejoi as që tu bëhej autopsia duke u mbrojtur me veshjen dhe shenjtërinë.
Ortodoksët sidoqoftë nuk janë rast i vetmuar. Vetëm pak kohë më parë shkarkimi i një gjenerali të ushtrisë shqiptarë, pavarësisht rrethanave, u përcoll dhe u interpretua si shkarkim për shkak të përkatësisë fetare këtë herë katolike. Edhe pse mbeti e pasqaruar mirëfilli nëse kishte diçka të tillë, përtej kësaj u shfaqën menjëherë pretendime për “një sulm” kundër katolikëve pikërisht për shkak të besimit të tyre fetarë.
Një bindje të tillë persekutimi ka shpesh po ashtu edhe mes besimtarëve myslimanë, përgjithësisht për shkak të debateve mbi shaminë në shkolla në më të shumtën e rasteve, por edhe për sa i përket vonesës së ngritjes së një xhamie të re në kryeqytet, shpesh pjesë e spekulimeve dhe teorive më të mëdha konspirative.
Edhe pse askush nuk mund ta mohojë se shteti shqiptarë sado laik nuk mund t’i shmanget një ndjeje faji dhe kompleksi ndaj feve dhe klerit në vend, qoftë prej të shkuarës qoftë prej faktit se ende nuk ka mundur tu kthejë atyre pronat që u takojnë ai njëkohësisht duhet të mbajë edhe qëndrimin e tij prej shteti dhe zbatojë vendimet laike të gjykatave.
Fetë në Shqipëri dukshëm kanë shfrytëzuar liri të mjaftueshme, përballë këtij kompleksi. Shteti vetëm dy herë është përballur ashpër me konflikte mbi tema fetare. Mos pranimi që dështoi në fillim i vendosjes së kryepeshkopit grek në krye të kishës Ortodokse në fillim të viteve 90’ . Dëbimi dhe ekzekutimi i një liste të kërkuarish si terroristë dhe të parë si radikalë islamikë në Shqipëri në vitet 98-2001(me kërkesë dhe mbështetje nga SHBA). Përtej kësaj shteti përgjithësisht është tërhequr dhe nuk ka qenë asnjëherë në konflikt të hapur me fetë. Madje në mjaft raste duke qenë neglizhent edhe përtej asaj që duhej.
Qëndrimet ndërkohë sa herë është dashur të merren gjithmonë janë parë si persekutim për njërën palë apo për palën tjetër. Ndërkohë thuajse të treja fetë kryesore kundërshtuan ashpër regjistrimin e popullsisë i cili ulte ndjeshëm shifrat e tyre edhe pse në fakt asnjëra prej tyre nuk mund të provonte të kundërtën regjistrimit. Ortodoksët ishin sërish më radikalë duke lajmëruar një regjistrim të tyrin i cili me shumë gjasa u la pas dore dhe ndoshta dështoi të arrite edhe numrat e regjistrimit, i cili ndërkohë nuk merrte parasysh nëse numri i shënuar si i aksh feje ishte praktikant i saj dhe frekuentonte apo jo vendet e kultit.
Në anën tjetër fërkimet e shtetit shqiptarë me fetë dhe përfshirja e këtyre të fundit në “punët laike” është bërë më e zakonshme. Në zgjedhjet e fundit mesazhe të forta politike u dhanë pikërisht prej objekteve të kultit edhe pse gjasat janë që këto më shumë prodhuan revoltë ndër besimtarë se sa ndikuan në zgjedhje apo ndryshim qëndrimi. Në Elbasan u regjistrua si incident fakti që besimtarëve myslimanë iu dhanë porosi politike të premten para zgjedhjeve, ndërsa duket se edhe katolikët në Veri morën porosi përfshi edhe thirrjen “mos shit votën” apo që “jo të gjithë kandidatët katolikë ishin mirëfilli katolikë” e të tjera të ngjashme që dukshëm përfshin kishën në fushatën zgjedhore.
Ndoshta është një kohë që fetë në vend, ashtu si në vende të tjera ku bashkëjetojnë me laiken, duhet thjeshtë të respektojnë ligjet që nuk janë hyjnore po që si në pjesën më të madhe të botës rregullojnë jetën në një shoqëri. Një vendim gjykate mund të apelohet në një shkallë më të lartë nëse ka të tillë, mund të rihapet një çështje e re nëse ka dokumente të reja, por organizimi i revoltave për të përmbysur laiken në favor të fetares do të ishte një precedent vërtet i rrezikshëm, për të mbjellë atë që teorikisht të paktën nuk ekziston deri tani që do të shtynte në përplasje më të ashpra mes laikëve dhe besimtarëve, por edhe mes feve vetë.
MAPO
Comments
Shqiptaret as qe duan t'ja
<p>Shqiptaret as qe duan t'ja dine per pune feje, por jane prelatet e feve ata qe i nxisin keto urrejtje fetare midis shqiptareve dhe nje rol shume negativ ka lozur edhe politika shqiptare nepermjet instrumentalizimit te fese. Fjale te shprehura publikisht si ato para zgjedhjeve se x parti, nuk i do myslimanet, jane nxitese te urrejtjes fetare dhe nacionale, dhe personat qe i shprehen ato duheshin arrestuar ne vend. Po kush ti arrestoje...!!!???nl</p>
greket thone qe orthodokset
<p>greket thone qe orthodokset shqiptare jane greke dhe nderhyjne kur u teket. turqit thone qe myslimanet shqiptare jane turq. po shqiptare a ka ne kete vend? me kete ceshtje nuk duhet te reagoje thjesht shteti por orthodokset shqiptare, intelektualet. ketu nuk ka greke as turq. ky muhabeti i kishave e xhamive duhet te marre fund. perverset me petk fetar nuk mund te bejne ligjin.</p>
Shteti dhe feja duhet te
<p>Shteti dhe feja duhet te themi per deri sa udhehiqemi nga nje kushtetute laike, gje qe sanksionon dhe rregullon mardhenjet ndermjet njerzve, ndermjet njerzve dhe shteti eshte i ndare nga feja. Por nuk ndodh gjithmone keshtu! Ne Kavaje do te behet nje ridimensionim dhe nje projektim i ri i xhamise se qytetit dhe i sheshit. Dhe me sa kam pare ne planet qe jane ne youtube, xhamia do te rindertohet super madheshtore dhe pse ne kavaje ne pamje ajrore, cdo treqinmetra largesi ka nje xhami. I gjthe sheshi ekzistues eshte i shemtuar, po ke pare ti qe dhe pse eshte i shemtuar, caku kane pjese hareshem dhe qytetaret ne shesh. Me projektet e reja sheshi pushtohet i gjithi nga ideologjia islamike. Ne fakt pushtimi ka filluar prej kohesh dhe ne kavaje nuk duhet thene: shteti dhe feja, po feja dhe shteti i gjunjezuar. Perballe xhamise ishte nje klub portativ ( Them portativ se ishte pa themele) shume i bukur qe ne mbremje te relaksonte me nje gote birre. Kundershtoj me te madhe muftinia islamike se nuk shkon qe perballe xhamise te kishte nje lokal qe shiste birre dhe e hoqen. Ne vendin qe e hoqen u vendos nje rreklame. E mbaj mend si tani kur po hiqnin rreklamen e madhe. Ishte nje rreklame nepsi, neps per birren dhe per femren erotike qe pinte birren. E hoqen dhe rreklamen “imorale“ me dekolte erotike e alkoolike se binte ndesh me moralin e shenjte. Pyeta kryetarin e bashkise se atehershme pse po e shkulni? Kush rri e miret me debilat e xhamise, eshte kohe zgjedhjesh e nuk duhet me e krujt shum. Nuk e duan hoxhallaret dhe e hoqen. Keto mund ti quajme 1–0 2-0 apo 3-0 per fene dhe jane fitore te religionit ndaj shtetit. Po puna eshte te mos fitoje kampionatin, te mos fitoje betejen ndaj shtetit. Mua me duket se do ta fitoj feja betejen ndaj shtetit, sigurisht ne dem te qytetarit e kupen e kampioneve do ta marrin hoxhallaret. Bile e kane marre qe tani sheshi nuk eshte i qytetareve e i shtetit. Bashkia merr leje ne xhami per aktivitet qe promovon. Isha perseri deshmitare i nje ngjarje te tille ku do te stimulonin ne shesh nje kampionat bilardoje dhe nuk e promovonin pa marre leje ne xhami. Hoxhallaret nuk marrin leje po e kane te ligjerume dhe fakt zapberjen ku shtrojne darka e dreka hakikati e iftari populist. Bile dhe bashkia ben torta 25 metra te gjata. Sheshi nuk ka qene asnjehere i xhamise, dhe xhamija kubelie eshte ndertuar po ne ato permasa dhe dimension qe ka pasur sipas projektit fillestar. Nuk e di kush i fantaksur i ka lindur ideja e nje xhamie gjgande madheshtore ku jo vetem zapton shume territor si truall te mirfillte po sipas projektit eshte zot absolut i te gjthe sheshit. Mjafton te shikohen projektet ku sheshi eshte i pushtuar nga falesit athua je ne meke dhe jo ne nje shesh qyteti normal europian. Projektet jane skandaloze dhe te pa pranueshme. E para se qytetari humbet te drejten e sheshit po dhe memorja kolektive shplahet ne nje ideologji te tille islamike duke humbur kujtesen. Te mos flasim per raporte te dhunshme qe xhamia te dhunen me madheshtine e saj. Sheshi eshte nje hapsire pa shpirt ku nuk ka asnje stoli artistike. Vete kultura e arkitektura orjentale nuk e pranon dhe e ka te ndaluar figuren njrezore. Dhe mendo qe skulptorja e pare ne ballkan ka qene kavajse. Data historike si simbol te demokracise apo heronj e figura te shquura si heronj apo figura artistika si A. Mojsiu nuk mund te vendosen ne shesh, le me pastaj plastika bashkekohore futuriste , abstrakte apo te cdo lloj izmi tjeter. Kultura apo pallati i kultures do te duket si nje paqete cigarje e gjykata do te duket si nje kuti shkrepse para madheshtise se dhunshme te xhamise. Pallati i kultures nuk ka te drejte te veje polstrat e saj te madha ne faqe per reklame se nuk e lejon morali i hoxhallarve. Minaret qe jane rrokaqiej do te te mbysin me smog akustik te gjithe hapsiren e qytetit dhe cdo gje nuk eshte me nen hyqmin e shtetit po nen hyqmin e fese, dhe feje do te dirigjoje cdo gje. Jane 8 miljon € ne dispozicion po qe nuk kane transparence nga jane e nga vijne. Kavaja nga aksi i qendres e ka larg hekurudhen 250 metra. Asnje arkitekt nuk e ka perfshire ne studim si nje artirje te se ardhmes stacinin e trenit? Te gjtha qytetet ne bote ne qender kane dhe stacionet e trenit. Enigme? Jane 8 miljon € dhe do te ja vlete me shume per nje stacion treni. Jane 8milion € dhe kavaja nuk ka uje te rrjedhshem. Jane 8 miljon € dhe tregetia behet ne buze te rruges e kavaja nuk ka treg. Kavajes i mungojne 8 miljon gjera te tjera prioritare dhe nuk ka nevoje ne xhami. Kavaja dhe kavajsi nuk ka nevoje as per dreka e darka bamiresie si nje shou poshterues e manipulues qe i behet qytetareve e qe nuk ka te beje fare me SADAKANE fetare dhe nuk eshte etike dhe as ne kulturen shqiptare. Ne ditet e bajramit xhamia e bashkia te beje sadaka duke ndare paketa per te keputerit e te varferit dhe jo te beje shou trushplarje populiste. Ka dhe plot te tjera po shkoj ca si gjate dhe po e mbull. Mustafa Kemal Ataturku para nje shekulli me gjenialitetin e tij e beri zap fene. E beri ne gjuhe, e xhveshi dhe e veshi nje popull duke i hequr shamijat ne shkolla e ne publik e beri me politke dhe e beri me gjak. Dhe Turqit i jane mirnjohes dhe emri i tij shkelqen i pa cenueshem si nje kushtetute, si nje ikone. Ne qofte se e merr ideologjia islame apo e thene ndryshe ne qofte se xhamia zoteron sheshin, qytetarit do ti kthehet sheshi vetem me gjak dhe une nuk dua te bej orakullin po ketu do jemi e do ta perjetojme.</p>
Add new comment