Procese dhe salierë

Postuar në 11 Janar, 2014 06:08
Rudolf Marku

1. Shekulli XX do të mbetet në histori si shekulli i Proceseve”, na thotë Milan Kundera. Ne do të përmendim vetëm shkrimtarët, artistët dhe mendimtarët që u akuzuan dhe u gjykuan gjatë këtij shekulli. Në vitet ‘20, viktimat e Gjykatës së Moralit të rreptë Revolucionar janë Andre  Bunin, Andrejev, Shostakoviç, Mikhail Bulgakov, Isak Babel, Ana Ahmatova, Osip  Mandelshtam, Boris Pasternak, Aleksander Solzhenicin, Ferdinand Celine, Knut Hamsun, filozofi Martin Heidegger, Richard Strauss, Gottfried Benn, Drieu la Rochelle. Jo më larg se në vitin 1999, një kryetar Bashkie në Francën e cila nuk është se shquhet për ndonjë kontribut të madh në rezistencën kundër nazizmit, refuzoi që në shtëpinë e lindjes se F.Celin-it të vendosej një pllakë përkujtimore, nën pretekstin e bashkëpunimit të shkrimtarit të shquar francez me nazizmin. Pas tyre, presin radhën për t’u gjykuar nga Proceset naziste Breht, Thomas Mann dhe Heinrick Mann, Lorca që vritet në mënyrën më absurde, Heminguej i konsideruar simpatizant i së Majtës, Léger, Aragon… Vijnë pastaj grupi që akuzohet si i  përlyer me Musolinin, Pirandello, Marinetti, Kurcio Malaparte dhe më i madhi prej tyre, Ezra Pound, i mbajtur në një kafaz hekuri në diellin përvëlues të qytetit Piza nga ushtria amerikane. Vepra e Ezra Pound do të gjykohet rreptas nga komunistët, si një vepër e errët dhe e pakuptueshme. Një grup shkrimtarësh dhe krijuesish gjykohen njëherazi nga komunistët dhe fashistët: Pier Paolo Paozolini është një komunist që shpreh haptazi simpatinë e tij të thellë për Ezra Pound, duke u bërë njëherësh armik i së majtës dhe i së djathtës. Po këtë kishte bërë në vitin 1954 Ernest Heminguej. Dhe po kjo urrejtje mirëkuptuese e nazizmit dhe e komunizmit kundër shkrimtarit tragjik hungarez, Shandor Marai…Dhe kjo tregon fare qartë se, duke përdorur ambalazhin e sulmeve politike, në fakt këto Procese e kanë inatin me veprën artistike. Pastaj, duke ndjekur logjikën e “Ferrit” të Dantes, vijnë Morand, Saint–John Perse, të cilët dënohen se vërtet nuk qenë me nazizmin, por nuk qenë as dhe me komunizmin… George Orwell është shkrimtar i urryer njëherësh me të njëjtin intensitet nga socialistët, komunistët, fashistët dhe nazistët. Vetëm po të të gjenin një kopje të librit të tij “1984” apo “Animal Farm”, dënoheshe për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit sovjetik, madje dhe në kohën e Gorbaçovit. Dhe të mendosh se bëhet fjalë për një shkrimtar që kishte marrë pjesë aktive në radhët e së majtës në Luftën e Spanjës, madje duke u plagosur gati për vdekje nga plumbat fashistë. Zemërimi i bashkuar harmonikisht i së majtës dhe i së djathtës ndaj shkrimtarit dhe piktorit avanguardist Wyndham Lewis, mik i T.S.Eliotit dhe E.Pound (edhe ky shkrimtar pjesëmarrës në Luftën e Spanjës), është i gjallë dhe tepër i fuqishëm dhe në Anglinë stërliberale të ditëve tona. Shpeshherë më pëlqen të shkoj nëpër Bookshop-et më të mëdha të Londrës, në Waterstones, dhe pyes me një pamje të pafajshme nëse kanë ndonjë kopje të librit “The Apes of God” a “Revenge for Love” – për të marrë të njëjtën përgjigje kokëfortë dhe nervoze: Janë libra të dalë jashtë qarkullimit! Pas kësaj, si për ta qetësuar veten, shkoj në dyqane ku shiten libra të vjetër e të përdorur, sepse jam i sigurt se vetëm atje, një librar i vjetër në moshë, nga ata tipat -karaktere të Evelyn Waugh, pasi të ketë dëgjuar kërkesën time për librat e Wyndham Lewis, do më shohë  me keqardhje, por dhe me një vështrim plot simpati, sikur të jem i së njëjtës ligë me të, dhe do më thotë me pëshpëritje, si duke dashur të më besojë një sekret: Don’t worry! He’s still around!

(Ekzaktësisht kështu më pat thënë librashitësi i librave të vjetër në Gloucester Road, në Chelsea, një të shtunë pasdreke).

Por, në asnjë vend tjetër të botës së qytetëruar Proceset nuk kanë qenë më të suksesshme sesa në vendin tonë. Ngase vendi ynë ka patur dhe vazhdon të ketë një legjitimitet të konsoliduar të Perandorisë Osmane, që presupozon një bezdisje të qitapxhinjve të administratës kundër mendimit intelektual dhe kundër krijimtarisë. Por kjo ka ardhur gjithashtu dhe nga një predispozitë e çuditshme që kemi ne shqiptarët për të gjykuar përherë me rreptësinë më të madhe të tjerët. Kemi provuar se kur vjen puna për të gjykuar të tjerët, ne jemi gjyqtarët më të rreptë. Ngase kurrë nuk na bie ndërmend që të gjykojmë vetveten tonë… Pasi kemi dënuar Budin, Bogdanin, Fishtën, Konicën, Koliqin, Mitrush Kutelin, Vinçens Prenushin, Ndoc Nikajn, Lazër Shantojën, u jemi kthyer shkrimtarëve botërorë duke dënuar me tonet më serioze Bodlerin, Verlenin, Rembonë, Dostojevskin, Kafkën, John Updike-n si shkrimtarë imoralë dhe dekadentë, që duheshin mbajtur sa më larg nga lexuesi ynë i panjollë dhe i virtytshëm.

Një jehonë të këtyre Proceseve ndjemë në sulmin ndaj Ismail Kadaresë nga ca liliputër të politikës shqiptare. Edhe Kadare i nënshtrohet kohë pas kohe një Procesi të dyfishtë: në kohën e Komunizmit ai konsiderohej nga gjykuesit e rreptë revolucionarë si tepër i dyshimtë dhe si rrënues i kështjellës së Komunizmit; në periudhën postkomuniste, shpeshherë ai akuzohet nga të njëjtët gjyqtarë hipokritë si një njeri që ka bërë flirte me komunizmin. Visar Zhiti, një poet tepër i talentuar dhe antikonformist, dënohet me vite nëpër burgjet e tmerrshëm ngase shkruan poezi të bukura. E bukura konsiderohet si një armike e pafalshme e sistemeve totalitare, qoftë kjo një poezi e bukur, një pikturë a film i bukur, a një adoleshente a grua e bukur që ecën rrugës. Të paktën me këtë gjykim të sinqertë sistemet totalitare provonin se e kishin vetëdijen e plotë të shëmtimit të vet fatal.

2.

Nga shumë njerëz naivë mendohet se Migjeni akuzohet si një shkrimtar ateist dhe antiklerikal. Për këtë arsye, mendojnë ata, si mund të qëndrojë Migjeni në të njëjtin komunitet me Fishtën a Lazer Shantojën? Si mund të qëndrojë Migjeni në të njëjtin komunitet me shkrimtarë, ta zëmë, si Ernest Koliqi?

Ashtu si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, Migjeni është vënë në bankën e të akuzuarve për shkak të krijimtarisë së tij. Njerëzit mediokër nuk e durojnë talentin dhe mendimin e lirë. Është historia e vjetër e Mozartit me Salierin. Jo domosdoshmërisht me Salierin krijues.  Salierë të politikës, të mendimit estetik, Salierë të kritikës letrare dhe të mendimit letrar, Salierë të administratës, Salierë të katedrave universitare. Mendimi se Migjeni nuk përkujtohet sot me entuziazmin e dikurshëm ngase ai është në thelbin e krijimtarisë së vet  antiklerikal, ateist dhe përkrahës i komunizmit, është një mit i shpikur nga gjykatësit modernë që duan ta fshehin arsyen e vërtetë brenda një ambalazhi imponues politik.

Mendimi (i shprehur a i pashprehur) se Migjeni dhe Fishta, Koliqi, Prenushi, Anton Arapi, përjashtojnë njëri-tjetrin, është një mendim spekulativ, po aq sa dhe mendimi tjetër, se Migjeni është i vendosur në rrethinat e letërsisë shqipe nga shkaku i klerit katolik. Imzot Zef Simoni, në librin me studime nga letërsia shqipe («Letërsia e parë ndryshe»), i jep një vend të veçantë Migjenit, duke e çmuar së tepërmi talentin e tij dhe kontributin e tij në letërsinë tonë. Ernest Koliqi qe ndër njerëzit që e ndihmoi pa rezerva Migjenin, duke e çmuar ndër të parët talentin e tij. Por mendimi se shkrimtarë të ndryshëm përjashtojnë njëri-tjetrin është një mendim që nuk ka të bëjë me letërsinë dhe gjykimin estetik të saj. Mendimi i pranuar natyrshëm se një letërsi është më e pasur kur ka zëra nga më të ndryshmit, duket se nuk ngjet te ne. Uniformiteti i mendimit në jetën shqiptare ka përpunuar shije të dyshimta sidomos tek gjykuesit zyrtarë të letërsisë. Shija e kritikës shqiptare, e përpunuar në ca punishte universitare, ka këmbëngulur dhe vazhdon të këmbëngulë që Orkestra Simfonike duhet të përmbajë vetëm një a dy instrumente frymore, dhe vetëm kaq. Por neglizhimi i Migjenit do të ishte po aq i mëkatshëm sa ç’ishte dje dënimi i Fishtës, Konicës dhe i Koliqit. Sepse Letërsia e vërtetë është pranuese, jo përjashtuese. Sidomos jo përjashtuese për ca arsye të politikes së ditës.

3.

Karakteri përjashtues i letërsisë tek ne bëhet për arsye të zilive dhe ligësive të markës shqiptare. Në gushtin e vitit që shkoi vendosa të bëj me makinë rrugëtimin tim tashmë të përvitshëm nga Londra në Tiranë…Pas Francës, Belgjikës, një pushimi për një kafe në Maastricht dhe Luxemburg, pas një ndalimi të dytë në Munich dhe në Aldo Adige, vij në Trieste, një qytet i cili për shumëkënd është totemi i disunitetit europian. Për mua është diametralisht e kundërta. Është e vërtetë se Trieste gjatë shekujsh është shndërruar duarsh nga Fuqi të ndryshme imperiale, nga shtete të ndryshme, kombe të ndryshme dhe fraksione të ndryshme. Churchill e shihte Triesten si skajin verior të Ballkanit, dhe si përmbylljen e Iron Curtain. Sa herë që ndalem në Trieste, më pëlqen të ulem në Piazza dell’ Unità d’Italia, një vitrinë e trupit gjigant multinacional të Perandorisë Austro-Hungareze- e fuqisë së pashkatërrueshme të Habsburgëve, të Perandorisë së Shenjtë Romane. Fare pranë kafesë është pallati i vjetër ornamental i Guvernatorëve të Austrisë. Në qoshen më të afërt ndodhet Pallati i Operas, Teatro Verdi, ku dhe njëra ndër shfaqjet e saj më të para, para se të emërohej me emrin që ka sot, ka qenë një operë e Antonio Salierit, rivalit të Moxartit…E Salierit?  E njihni Salierin? Pikërisht një opera e tij…

Në kufirin Mali i Zi – Shqipëri, rastësisht takoj një çift polakësh me një fëmijë 5-6 vjeçar. Edhe ata kanë ardhur me makinë…Shohin makinën time me targë të Londrës dhe afrohen. Është bërë muzg, dhe errësira bëhet më e errët dhe më e frikshme nga mungesa e dritave… E ndjej se polakët janë të pushtuar nga një panik i natyrshëm. Është hera e parë që vijnë nga Krakovi për në Shqipëri. Janë nisur sepse i kanë besuar një Guide turistike të botuar në Poloni, e cila i këshillon lexuesit që ta vizitojnë Shqipërinë, sepse “pa parë Shqipërinë, ju nuk keni parë vendin më interesant të Europës”. Tani, tek presim që policët shqiptarë të na kontrollojnë dokumentet, mendoj se kanë filluar të dyshojnë në entuziazmin e Guidës turistike. Shoh fëmijën e tyre, Robertin, një fëmijë 5-6 vjeçar, i qetë dhe inteligjent. Lexon dhe deshifron gjatë gjithë kohës një hartë të Evropës. Më thonë se duan të arrijnë në Tiranë. Kur të arrijnë, a mund t’u ndihmoj që të gjejnë hotel? U them se po. I këshilloj që të ndjekin nga afër makinën time. Rrugës nga Muriqani në Shkodër dhe nga Shkodra në Tiranë shohim se si realisht, dhe jo në fantashkencë, mund të bashkëjetojnë njëherësh, në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtën kohë, harmonikisht, makinat, lopët, karrocat, biçikletat dhe këmbësorët…Afër fshatit Nikël shohim të paktën katër makina të karamboluara fatalisht. Si zakonisht, buzë rrugës, më shumë kureshtarë se sa policë. Iu jap shenjë që të vazhdojnë e të mos ndalen. Më binden. Kur mbërrijmë në Tiranë, ma kujtuan premtimin tim se do i ndihmoj t’u gjej hotel. E shoh se janë zverdhur dhe tronditur nga eksperienca e udhëtimit. Më thonë se pa ndihmën time nuk do kishin arritur të gjallë. I besoj sinqeritetit të tyre. I marr në shtëpinë time, ngase më vjen keq sidomos për fëmijën…Hynë në shtëpi dhe çuditen tek shohin libra kudo. Gruaja, Monika, më thotë se është mike me ca botues polakë dhe se ajo vetë është gazetare kulturore. Më thotë se do të kishte dëshirë që të botonte një libër timin (merr nga rafti i librave romanin tim). I sugjeroj dhe librat e dy shkrimtarëve të tjerë, duke i dhënë romanet e tyre më të fundit… Më premton se do t’i botojë në Poloni. Më përmend emrin e një shkrimtari shqiptar të botuar në polonisht. Më thotë se është mik i miqve të saj. I them (kundër bindjes time personale) se është shkrimtar i mirë… Edhe në ditën e nesërme nuk harrojnë të ma përmendin emrin e shkrimtarit të botuar në polonisht…I shoqëroj në rrugët e Tiranës. Tirana u pëlqen dhe është një surprizë për ta…Kaq. Në mbrëmje polakët shkojnë në vendin e tyre, më dërgojnë e-mail-a falenderimi, më shkruajnë hollësisht për projektin e përkthimit dhe të botimit të librave shqip në Poloni, me shumë entuziazëm. Këmbëngulin që t’u bëj një vizitë në shtëpinë e tyre, në Krakov…Pas një shkëmbimi intensiv me e-mail, vjen një pikë dhe çdo gjë e tyre ndërpritet menjëherë, në mënyrën më të pazakonshme…Më prek kjo mënyrë shkëputjeje. Me shumë takt u kërkoj arsyen, duke ua bërë të ditur se nuk e çaj kokën për përkthimin e librit, sesa për miqësinë dhe keqkuptimet. Më tregojnë se një mik i tyre polak në Paris, ndoshta ambasadori apo atasheu kulturor në Francë është mik me atë shkrimtarin shqiptar (gjysmë shkrimtar dhe gjysmë diplomat) që është përkthyer dhe botuar në Poloni, dhe kur ata ia kanë përmendur emrin tim, dhe emrat e kolegëve të mi, diplomati-shkrimtar ka protestuar duke thënë se shkrimtarët R.M., Z.Ç. dhe N.L. nuk duhen përkthyer dhe botuar në polonisht, se shteti shqiptar nuk ka asnjë mendim të mirë për ta, sepse në njëfarë mënyre janë të papëlqyeshëm për vendin e tyre…Dhe ngase ky mendim është mendimi dhe i një diplomati (ambasador), nuk ka se si polakët të mos tërhiqen të frikësuar…

Ua tregoj këtë histori të trishtuar disa miqve të mi shkrimtarë. Për tmerrin tim, dëgjoj prej tyre histori të ngjashme që u paskëshin ndodhur dhe atyre, madje një romancier më tregon se ka dhe ai vetë një histori të ngjashme me të njëjtin diplomato-shkrimtar, ndërhyrja plot ligësi dhe shpifje e të cilit ka bërë që botuesi i tij të tërhiqet në çastet kur libri i përkthyer ishte bërë gati për shtyp dhe botuesi kërkonte vetëm foton për kopertinë…Këto janë disa nga format moderne të gjyqeve kundër shkrimtarit shqiptar të shekullit XXI. Pa dyshim, nuk ke se si të mos admirosh evolucionin e rregullave burokratike të Proceseve që përmendëm në krye të shkrimit. Të paktën, ana procedurale është më pak formale, më pak e bujshme dhe më pak e kushtueshme.

 

Nga Mapo

 

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

<p>Shkrimtaret jane persekutuar ne cdo kohe; ne shekullin 17-18 e te 19-te, per arsye te ndryshme, si puritanizmi, anti-semitizmi, feja, kolonializmi, bindjet/ jeta seksuale [O. Wilde] etj. Kjo ndodh dhe ne ditet tona. Historikisht asnje territor nuk eshte imun nga ky aspekt. Sot, novelistja e dramatistja Turke, Meltem Arikan, nen frike per jeten e saj&nbsp; merr azil ne Angli. &lsquo;&rsquo;Komitetit per Mbrojtjen nga Publikimet e &lsquo;&rsquo;Pista&rsquo;&rsquo; &lsquo;&rsquo; ndaloi botimet e saj. Gjykta i dha te drejte, por stuhia mediatike dhe kercenimet qe mori e detyruan te ike. Kjo grua trime dhe dinjitoze terhoqi vemendjen ndaj dhunes se burrave e incestit ne familje; dicka tabu e qe shkonte kunder interesave te islamisteve radikale, e atyre ne pushtet. Jemi ne shekullin XXI.</p><p>Ne 2011, Akos Kertez, nje nga shkrimtaret me prestigjozie te Hungarise, kritikoi - ne nje leter te hapur -Kr. V. Orban dhe bashke-qytetaret e tij qe i kane mbyllur syte ndaj rekordit brutal kundrejt hebrenjeve ne L2B. Goditet ne rruge e persekutohet mizorisht. Kerkon Azil Politk ne Kanada. Ju dha. Pas nje jete te tere [80 vjet] nje shkrimtar me origjine Hebre nga Europa Qendrore, ndeshkohet se tha te verteten.</p><p>---</p><p>Shkrim interesant, me te drejte autori pershkruan nje fakt universal me shembuj ne kohe, ideologji e vende te ndryshme. Regjimeve u duhen propagandiste, por jo te githe shkrimtaret [e artistet] jane ne gjendje te bejne pakt me djallezine. Disa nga bindjet, ndergjegja, origjina apo qendrimi civil ne nje kohe te caktuar; nuk e pranojne kompromisin. Ngjarja me personat nga Polonia eshte po ashtu indikative e nje kohe tjeter; une nuk mendoj dhe aq sa faji eshte i Polakeve apo diplomatit shqiptar [qe flet keq per shkrimtaret tane] sesa i nje frike percuese ne dekada jo te largeta. Ky mentalitet akoma se ka lene Lindjen ish-komuniste dhe qytetaret e saj. Sepse dikush [nga Shqiperia] te thote &lsquo;shteti shqiptar&rsquo;&rsquo; se do z. Marku apo se ai &lsquo;&rsquo;eshte person non-grata&rsquo;&rsquo; kjo s&rsquo;ka te beje fare me mendimin e pavarur te nje personi te lire. Ne fakt nje botues, intelektual, perkthyes Perendimor do ishte interesuar me shume dhe nga kjo do merrte nje shtytje me teper per ta botuar ate liber. Une keshtu e shof kete problem.</p><p>***</p><p>Pervec ndeshkimeve dhe persekutimeve, shkrimtaret i jane nenshtruar dhe auto-censures e kjo jo gjithmone per faj te pushtetit, por arsye objektive dhe mbijetese. Filozofet a pare shpesh i fshihnin idete e tyre ne parabola e ndermjet rreshtave. Ato e kuptuan shume shpejt se relacioni politke-pushtet-filozofi nuk ka si te jete harmonik. Mesazhet ishin te vagullta, indirekte e duke ruajtur status quone; keshtu ndodhi dhe me filozofet e shkrimtaret ne Mesjete. Frika nuk ishte nga hoi polloi [te shumtet] por nga hoi aristoi [te paktet] ato qe dinin shkrim-e-kendim, dhe e mbanin veten per gardiane te mendimit te kohes. [lexo sa qarte z. Marku pershkruan Salieret moderne] Ky presion i dyanshem, i jashtem dhe i brendshem, ka detyruar shume mendimtare te medhenj ti adaptohen kohes. Ato qe nuk e bene kete, paguan nje cmim te larte, personal e familjar. Koha, po ashtu, venit ideologjite dhe nje veper e arrite qofte nga Pound apo Orwell ngelet prape e tille, pavaresisht idealeve te tyre ne kohe, personalja zbehet shpejt... .</p><p>Ka ka dhe nje efekt tjeter te pashmangshem, sidomos per kete brezin tjeter te cilit Solzhenicini [p.sh.] nuk i thote asgje; ka shkrimtare qe jane Anti-regjim ne nje moment te caktuar por vjeterohen shpejt kur keto kushte ndryshojne. Vlera morale dhe kurajoja e tyre mbi-vihet siper asaj artistike dhe gjykimi behet sipas rrethanave. Po ashtu Botes i pelqejne historite heroike. Ndoshta shume sot besojne se Solzhenicini i tregoi botes per &lsquo;&rsquo;kampet dhe rregjimin e tmerrshem Sovjetik&rsquo;&rsquo; per here te pare, por kjo nuk eshte e vertete. Qe ne vitet 1920 Bertrand Russell e te tjere[filozof Britanik] kane kritikuar regjimin e Leninit dhe konsekuencat per Rusine dhe boten. Problemi ishte se kjo nuk u besua; nga falsitetet, krahasimet historike, idete grandiose te &lsquo;&rsquo;socializmit masiv&rsquo;&rsquo; etj. Avokate e nje ideje statike jane gjithmone selective. Merita e Solzhenicinit nuk ishte tek zbulimi i fenomenit apo percimi i tij ne perendim por tek faktet e pakontestushme qe bene te shihej sistemi persekutiv jo vetem si idiotik por dhe i rrezikshem. Per me teper, ai hodhi poshte iluzionet [dhe mbrojten qe] intelektualet e majte i bene ketij sistemi neper bote; shume prej tyre prominente ne vendet perkatese. Sot shume te rinj as nuk e njohin fare; rezultati ne keto mendime te ben te thuash qe disa arritje jane me teper Politike sesa Letrare.</p><p>Memorja kolektive dhe historike, shpesh na bejne ose te fokusohemi ne nje aspect te jetes/ ideve te nje shkrimtari] ate qe na perqen, na eshte servirur apo qe koha eshte &lsquo;&rsquo;ngulitur&rsquo;&rsquo; ne te. Kjo vlen per shkrimtaret fashite-naziste te cilet paten vepra te mira por u njollosen ne kohe, e per Solzhenicnin. Te cilit i harrohet nocianlizmi ekstrem, pan-sllavizmi apo disa ide anti-semitiste. Shkrimtaret gjithome pasqyrojne kohen dhe rrethanat ne te cilat jetojne [sot nuk eshte faji i brezit te ri pse Balzaku tingellon pak anakronik ] dhe koha i &nbsp;denon aty me harrese apo i mban ne kujtimet tona.</p><p>Per ta ilustruar, Ivan Bunin [qe autori apo gazeta, pa dashje, e kane vene si Andre] eshte i pari qe mori cmim Nobel ne letersi por sot eshte harruar plotesisht. Gorki e quante nje nder shkrimtaret me te medhenj, ne nje vend qe nxorri &ndash;mes te tjereve- Tolstoin dhe Cekovin. Ky i fundit - megjithese me rezerva- po ashtu e pranonte si gjigant te letersise. Tani ai ishte koha apo dicka &lsquo;&rsquo;politke&rsquo;&rsquo; - Bunin ishte beniamini i Ruseve te Bardhe ne Europe - qe ne forme &lsquo;&rsquo;anti&rsquo;&rsquo; sollen kete cmim Nobel [vec vlerave te Bunin-it qe jane substanciale] kjo ngelet nje pike teorike. Fakti eshte Brunin eshte harruar. Isak Babeli po ashtu, Rus - me origjine Hebre-&nbsp; nje nga mjeshtrat e prozes&nbsp; se shkurter e me nje intelligjence brilante. Ka bere&nbsp; pershkrime aq incisive sa shembulli i gjendet rralle ne letersine boterore. Eshte e pamundur ti lexosh qofte dhe nje tregim e mos te &lsquo;&rsquo;shikosh&rsquo;&rsquo; permes syve te tij. Mjafton &lsquo;&rsquo;Kafazi i Pellumbave&rsquo;&rsquo; [The story of my dovecot] te kuptosh jeten e nje femije/familje/komunitetit Hebre ne Rusi. Sot ky njeri i rralle, eshte harruar.</p><p>Po Cvajku, po Stendali...po....jane shume te tille. Ne Amerike, ka qene nje shkrimtar brilliant qe sot pothuaj nuk njihet fare, bashkekohes i Mark Tuenit [Mark Twain] e qe atehere konsiderohej dhe me i madh se ai. Sot i ka rene pluhuri, e vetmja arsye [them une] eshte se ai u fokusua me teper ne Luften Civile Amerikane [Veri-Jug] dhe sot kjo nuk i terheq njerezit, pra e ka humbur aktualitetin. Te lexosh dicka nga ky shkrimtar mrekullohesh; forca pershkruese, mendimi shume i qarte, konciziteti ne detaje jane dicka qe une rralle e kam hasur. Kerko/lexo &lsquo;&rsquo; nje tregim: An Occurrence at <em>Owl Creek Bridge</em> per te pare madheshtine dhe sa i paperseritshem ai eshte. Ambrose Bierce. Kush e njef sot, Szerbin [Anal Szerb] jashte Hungarise? Shume pak vete. Pak para moshes 40 vjecare ben nje Antologji Boterore te Letersise, te ciles studiuesit i referohet dhe sot. Erudit, enciklopedik dhe mjaft human; per te koleget thonin qe eshte &lsquo;&rsquo;personi qe di gjithshka&rsquo;&rsquo; e ne fund origjina, [hebre] koha dhe vendi, i moren jeten ne moshe te re. Ka ca libra te bukur prej tij [Udhetimi nen driten e Henes/ Journey By Moonlight eshte me i njohuri] por pluhuri i harreses eshte i pameshirshem.</p><p>Ketu shohim dhe nje fenomen, me te cilen ndeshen shtetet dhe gjuhet e vogla; duke i destinuar Shkrimtaret dhe artistet e tyre me harrese pertej trojeve kombetare. Keshtu si me Hungarine, vend i vogel qe ka ca shkrimtare brilante [kostolani, adi, a. jozef etj] por veshtiresia e gjuhes/ perkthimit, i ka destinuar te kene publik te kufizuar. Ne dime pak per jeten e vepren e tyre.</p><p>**</p><p>Diktaturat dhe Rregjimet si dhe media apo opioni publik, ne kthesa te forta historie apo periudha stabilizimi, nuk nisen me qellim per te persekutuar Artistet e Shkrimtaret. Per arsye te ndryshme keto jane nder te paret qe bien ne rrjete. Me gjithe famen e perkrahjen, ato nuk jane nje grup apo shtrese, te cilen rregjimi duhet ta mikloje a te matet para se te hyje ne lufte me ta. Te shkruarit eshte nje profesion vetmitar; pa grupe e pa perfaqesime. Shpesh &lsquo;&rsquo;turma e publiku&rsquo;&rsquo; dhe gezohet - ne menyre perverse - kur ato percmohen e denohen. Ne gjithmone na pelqen nje Cirk i mire, sic Putini qe shkel Oligarket me kembe...shfaqja na duket e bukur...e mjafton personi te jete i famshem se pak vone na behet. Po ashtu protesta, qortimi, paralajmerimi qe nje Shkrimtar ben ne nje kohe te caktuar, shpesh nuk kuptohet. Ose njerezit bejne sikur se kuptojne; me llogjiken individuale: &quot;u bere i famshem e perfitimet i pate per vete, tani qe je ne rrezik ndaje me veten pse te flas une per ty. Ka raste qe ndryshimet jane aq te medha [fashizmi/nazizmi/ komunizmi] kur behet fjale per persekutime massive; buken e gojes e kur vete jeta eshte nee kercenim; ketu Publiku ka pak interes - e shume frike - te dale ne mbrojtje te shkrimtarit.</p><p>Shkrimtaret duke qene njerez si te gjithe, ne aspekte te tjera jetesore u pelqen forca-fama dhe pushteti, te cilit i sillen si fluturat-rreth-llampes. Nese nuk i djeg direkt, i ndjek gjithe jeten. Kadare dhe sot po vuan e kritikohet [pa te drejte mendoj une] se Hoxha e ka perkrahur; D&rsquo; Anuncio [G.D&rsquo;Annunzio] e kish qef veten me uniforme fashiste, ndersa Isak Babeli [qe sapo permendem] duke pelqyer aventurat policeske frekuentonte sallonin e gruas se Jezhovit [e ishte mik i tij,&nbsp; shefi i NKVD-se pas Jagodes, nga 1936-1938, pergjegjes e mbikqyres direk i vdekjes se mbi 700.000 personave] me te cilen mendohet se pati dhe nje lidhje dadhurie. Arriti te digjej, me teper nga kjo [personalja] sesa kritikat apo te qenit ne vezhgim [regjimi e linte te dilte dhe jashte shtetit nga reputacioni qe kishte] pra kemi nje kompleksitet rrethanash, qe disa here shkojne pertej ideve apo shkrimeve.</p><p>Koherat e dhunshme nuk persekutojne vec shkrimtaret por dhe gazetare, shkencetare e te tjere. Ne fakt presioni mbi keta te fundit eshte dhe me brutal, ne kemi degjuar me pak per ta. Kush nga ne di ndonje emer nga 3000 prifterinj Polake te vrare ne L2B, apo ate te Archipeshkvit guximtar qe ngeli me vite i mbyllur ne ambasaden Amerikane ne Budapest, pasi tanket sovjetike shtypen me gjak Revolucionin e 1956-s?</p><p>***</p><p>Ne fakt le te marrim Kunderen, nje Nobelist [qe per mendimin tim personal, nuk do ishte aq i njohur nese do kerkonte Azil ne Perendim, flas nga vlerat letrare qe jane te mira por jo dhe aq, me duket i mbivleresuar] pasi qe kur Bashkimi&nbsp; Sovjetik pushtoi Cekosllovakine bente replika ne Shtyp me Havelin [!] duke i kerkuar popullit te mos kalonte ne panik. Nje person i bindur ne &lsquo;&rsquo;Komunizmin e tipit Cek&rsquo;&rsquo; qe megjithese u perjashtua dy here nga Partia ne &lsquo;&rsquo;zemer ngeli komunist i bindur&rsquo;&rsquo;...e u desh shume kohe ta kuptonte - e me shume oportunizem kur iku - se idete e tija ishin te gabuara. Po ashtu disdenti tjerer Sakrov [Andrei] nje fizikant berthamor, me gjithe kurajon civile qe tregoi [kerkoi azil ne perendim] nuk mund te krahasohen me ato personalitete te cilat paguan me burg dhe me vdekje.</p><p>Zoti Marku shkruan qarte dhe bukur, eshte kanaqesi kur e lexon. Nje sygjerim qytetar per Respublica.al, ose nje kend vec ose me pak politike, do binte me shume Diell ne jeten e Shqiptareve qe lexojne. P.sh. nuk me kujtohet se ku pashe sot, c&#39;fare kishte thene mbesa e Berishes ne FB. ishte bere artikull, lajm. Jo Berisha, as gruaja, as djali, as vajza ... por mbesa. Nuk mund te guxojme te ndalojme politiken e tabloideve ne Shqiperi, kjo eshte kerkese e tregut/kohes [thone disa] por kur shkon tek F.buku i &#39;&#39;mbeses&#39;&#39; progresioni gjeometrik ... eshte i Frikshem :)</p><p>Poor Albanian Boy</p>

Submitted by GJINOJA (not verified) on

<p>Z. Rudolf Marku,</p><p>Mire bere qe na fole per shkrimtaret qe jane persekutuar nga regjimet, por nuk na the asnje fjale per shkrimtaret qe u kane sherbyer regjimeve, madje regjimeve diktatoriale-tiranike. Mbase ne te ardhmen do te besh ndonje shkrim edhe per keta, apo jo?.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.