Gazetaria, kjo armë e rrezikshme
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6271_gezim_0.jpg?itok=ugBljwu5)
GËZIM MEKULI/
Mediat po shpërdorojnë fjalën dhe fotografinë. Shqiptarët si asnjëherë më parë janë të rrezikuar nga propaganda dhe “keqinformimi”. Është mu kjo gjendje që më shtyri të përqendrohem në disa modele sqaruese që ndikojnë në ndërtimin e opinionit publik dhe në “bindjet” e individëve. Këto modele mund të konsiderohen si sqarime të pjesshme, por këto modele, sot, janë duke u zbatuar me turr nga gazetarët tanë.
Band-Wagon-effect
I pari prej tyre quhet "Band - Wagon - effect". E veçanta e këtij modeli është se këtu regjistrohet një tendencë tek të dyshuarit dhe te të pavendosurit, të cilët duhet të zgjedhin mes dy pikëpamjeve apo personave me orientime të ndryshme partiake – të cilët turren dhe bashkangjiten në "karrocat" partiake që kanë më shumë anëtarë. Kjo do të thotë se të dyshuarit dhe të pavendosurit rreshtohen më lehtë pas ideve dhe pikëpamjeve të cilat dominojnë në hapsirën publike. Këtu mund të flitet për një "bashkëvrapim partiak". Për disa është me rëndësi të jesh në taborr me ekipin fitues, prandaj gjithnjë e më shumë persona turrën dhe iu bashkangjitën pikëpamjeve, opinioneve apo politikanëve që kanë më shumë përkrahje e fuqi në shoqëri. Zakonisht për këta njerëz nuk është më rëndësi se si këto ide e këta politikanë kanë marrë fuqinë. Teoria mbi "Band –Wagon-effect" është e vjetër. Që para Luftës së Dytë Botërore janë zhvilluar hulumtime mbi zgjedhjet e lira në SHBA. Kjo teori është "dopinguese” dhe efikase për individët dhe grupimet që nuk janë këmbëngulës dhe s’janë të qartë rreth ideve të tyre alternative, por janë të luhatshëm në pikëpamjet e tyre politike dhe në qëndrimet e tyre. Pra janë të pasigurtë në orientimin e tyre politik. Këtu do t’i referohem një studimi interesant që është zhvilluar në SHBA, në vitin 1989, gjatë zgjedhjeve presidenciale në mes Georg Bush dhe Michael Dukakis. Statistikat që tregonin rezultatet pozitive/prijëse për njërin nga kandidatët, e që transmetoheshin nga mediat, shkaktonin ndikim më të fuqishëm te shtresat e popullit me arsimim të ulët, sesa në ato me arsimim të lartë.
Modeli i fuqisë
Sqarimin e dytë e takojmë në teorinë e quajtur "modeli i fuqisë". Shprehja "modeli i fuqisë" është përdorur në sociologji nga norvegjezi Bråten. Aktorët "modelfortë" konsiderohen dhe respektohen si "shembuj" të mirë për idetë, opinionet dhe për "analizat e tyre të thella" politike. Ata që në fjalime janë të pasur me oratori dhe që kanë njohuri për një çështje të caktuar fitojnë “simbolin e të fortit”. Në këtë mënyrë ata kontrollojnë "modeldobëtit"; pra kontrollojnë individët dhe grupimet të cilët janë dijenipak dhe fjalëvarfër. Kështu "modeldobëtit" marrin informacione, ndikohen dhe thithin sqarime mbi politikën dhe shoqërinë nga "modelfortët", duke mos qenë në dijeni se këta janë duke e përjetuar dhe "kuptuar realitetin" social, ekonomik e politik nga mendimet dhe pikëpamjet e njerëzve të fortë. Komunikimi dhe debati publik në Kosovë është plot me elemente të kësaj teorie ku ngritja e elitës simbolike të “modelit të të fortëve” ka përparësi. Ata që paraqiten vazhdimisht në media dhe që "diagnostifikojnë" situatën sociale – ekonomike, politike e ushtarake, fitojnë modelin e të fortit. E kjo fort të bie në sy tek televizioni publik, RTK, ku pushteti saherë që ka punën pisk (zakonist para zgjedhjeve) fton "analistët modelfortë" që të ndikojnë tek opinioni publik, e vecanërisht tek "modeldobëtit". Por, modeli i fuqisë nuk ndërtohet vetëm nga fjalët dhe përmbajtja e informacionit. Ky model ndërtohet po ashtu edhe nga autoriteti dhe "rrezatimi", pra nga karizma e udhëheqësve, e cila vjen në shprehje nëpërmjet mënyrës së transmetimit të porosive të tyre në publik. Mjeshtërisht, ky lider ia “vjedh” vëmendjen publikut më parë nëpërmjet motiveve të tij, sesa nëpërmjet veprimeve të tija konkrete. Në perspektivën politike vëmendja luan rol qendror sepse kjo është një instrument i fuqishëm politik. Vëmendja është e lidhur ngushtë me pasjen e fuqisë. Mospasja e fuqisë do të thotë izolim dhe padukshmëri në publik. E vëmendja në opinion, për politikanët është çështje midis “jetës dhe vdekjes. ”Politikani ynë i sotëm, ka arritur që opinionin publik ta përqendroj te dëshirat, emocionet dhe tek personaliteti i tij. Kështu ky lloj politikani po pengon që debatet dhe kritikat objektive të depërtojnë në publik. Duke krijuar përshtypjen për një angazhim "të sinqertë" dhe për një vetëkontroll rreth asaj që "atë e mundon", ky politikan arrinë që individi dhe publiku "të dorëzojnë pavarësinë" e vet dhe t'i nënshtrohen autoritetit të tij të maskuar. Veçanërisht gjatë fushatës parazgjedhore, përveç opinionit, edhe gazetarët janë viktimë e elitës institucionale. Sepse përqendrimi i gazetarisë së lajmit në burime "të nxjerra" nga elita e ekspertëve ushtarak, ambasadorëve, diplomatëve, "analistëve të pavaruar" dhe politikanëve është i njohur. Në këtë mënyrë gazetarët e lajmit ndikojnë në përforcimin e monopolit të "modelit të të fortit."
Në një situatë të tillë shqiptarët pyesin: Mos, vallë, mediat kanë lëvizur nga roli i tyre në mbrojtje të demokracisë në drejtim të kërcënimit të idealeve demokratike
Comments
Me bandwagon e modelin e

Me bandwagon e modelin e fuqise, une do shtoja dhe disa te tjera por qe ta mbajme te strukturuar do perkthej nje analize te shpejte nga Herman & Chomsky, te cilet ne ''modelin e propagandes'' e shikojne median si biznes te interesuar per shitjen e nje produkti - lexues dhe audience - tek biznese te tjera [advertisers/ reklamat] sesa tek qualiteti i lajmeve per publikun.

Duke pershkruar "qellimin-relacioni shoqeror'' te medias ato a klasifikojne ne 5 filtra:

Pronesia - madhesia e tyre e fitimet, automatikisht krijojne mbeshtetje dhe paragjykim ndaj nje ideje/personi/grupi te caktuar (bias) Pikerisht ato lajme qe rrezikojne interesat financiare te nje biznesi, Kompanie a konglomerati; vuajne me teper nga anesia dhe censorizimi. [p.sh. ne USA, konflikti i interesit duhet publikuar ne advance]

Fondet - filtri i 2-te i modelit te propagandes jane fitimet e gjeneruara nga reklamat. Konkurrente te ndryshem jane ne lufte te eger per te terhequr reklamat ne media. Ky produkt perbehet nga lexuesit e mire-edukuar dhe biznesi qe reklamon mallrat/sherbimet e tij. Lajmet qe krijojne konflikt me ''sjelljen e bleresve'' tentojne te margjinalizohen.

Burimet (e informacionit) - nje marredhenie simbiotike per nga domosdoshmeria e interesat dypaleshe, qe sjellin nje perqendrim ne pika kyce; Shtepine e Bardhe, 10 Downing Street, Pentagon etj. Kjo krijon nje varesi ne mes medias e ''terminaleve informuese'' Ato mund te ankohen [si ne kohen e NewLabor, per spin-doctoring] por kane nevoje per zedhenesit e ketyre pikave.

Ankesat - influencojne informacionin. Ketu futen pergjigjet negative ndaj nje lajmi apo programi. Ne forma letrash, mesazhesh, telefonatash, ceshtje gjyqesore, peticione, ligje para Parlamentit, e cdo kundershti apo kercenim qe kalon ne aksion ndaj mediave.

Frika - Qofte nga diktatoret [sadami, kadafi, miloshevici] ose ammbjentalistet ekstremiste [ecco-terrorists] Keto mundohet te manipulojne friken e urrejtjen e grupeve, ndaj nje kercenimi potencial. Sot anti-komunizmi eshte zevendesuar me " War on terror"

Per median dhe pritjen ndaj saj, analizat nuk kane fund. Ketu futen: interesat, reagimet, skandalet, grupet-e-presioneve. Nje pjese e kesaj teorie u provua kur ''News of the World'' u mbyll, duke treguar haptazi fijet e shumellojshme ndermjet medias-politikaneve-policise-individeve etj. Por ne pergjithesi, e ardhmja e Gazetave eshte ne dyshim. The Guardian, qe ekspozoi kete skandal, mendohet se nuk mund te mbijetoje me teper se 3-5 vjet, pasi po harxhon para pa mase dhe del me borxhe.

nuk ehste sekret qe

nuk ehste sekret qe massmediat jane mjeti me efikas i propagandes.I çfareolloj propagande,se edhe publiciteti, reklama jane propagande.Cdo ngjarje e ndodhur ka mbi vete dozen dhe alibine e propagandes e me keq do te jete ne te ardhmen,gjersa njerezit do shkeputen fare nga realiteti dhe do besojne vetem variantin mediatik.Eshte nje ndjesi e perafert me te shikuarin e ndeshjeve ne stadium,ti je atje por ne mjaft raste nuk shesh dot as kur e beri golin.Per kete qellim kane vene megaekranet,qe ta shikosh atje.Sikur megaekrani ta manipuloje pamjen dhe fjala vjen te quaje shenues nje tjeter ti do ta besosh fluturim.Tek e fundit je i bindur qe syte nuk te kane pare mire,nuk ka mundesi te jesh me i sakte nga ekrani.

Add new comment