EUObserver: Ja çfarë do përmbajë raporti i KE për Shqipërinë dhe rajonin

Postuar në 10 Tetor, 2011 08:33

Në një shkrim të saj, EUObserver zbardh një pjesë të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se është bërë progres i kufizuar. Në këtë mënyrë Shqipërisë nuk do i jepet statusi i vendit kandidat. Por duke se vendimi për statusin e Serbisë do merret në çastet e fundit, pasi Gjermania kërkon që ajo të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të heqë dorë nga mbështetja për grupet paraushtarake dhe gangsterët serbë në veri të Kosovës. Në rast se nuk vepron, Gjermania do e bllokojë nisjen e negociatave me Serbinë në dhjetor. Kroacisë do i konfirmohet se është gati për anëtarësim në vitin 2013. Mali i Zi e Maqedonia janë vendet në krye të listës sa u përket progresit.

Kurse fjalët më të rënda rezervohen për Kosovën, të cilës i kërkohet të luftojë krimin e organizuar e korrupsionin. Në raport thuhet se Brukseli i merr shumë seriozisht akuzat ndaj Hashim Thaçit për trafikun e organeve. Raporti thekson se po vazhdohet të kërcënohen dëshmitarët potencialë për këtë rast. Raporti thotë se vendi vuan nga papunësia e lartë.

Marrë nga Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.