Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:11

Mijëra banorë të 6 fashtrave në komunën e Dropullit të Poshtëm prej 6 muaj nuk furnizohen me ujë të pishëm. Uji i cili vjen prej burimit të Nepravishtës humbet rrugës prej dëmtimeve të paligjshme, rënies së nivelit të burimit dhe investimit të ndërprerë për ndërtimin e një ujësjellësi për këtë zonë. 

Banorët në fshatrat Frashtan dhe Lugar janë më së shumti të moshuar. Për ta është e papranueshme që të mungojë uji i pijshëm. Banorët po përpiqen të vënë në funksion sterat e dikurshme që grumbullojnë ujë nga ullukët e cative pasi nuk shohin zgjidhje tjetër.

Autoritetet lokale në komunën e Dropullit të Poshtëm bëjnë me dije se të gjashtë fshatrat furnizohen prej sistemit të pompave elektrike të cilat shpenzojnë shumë energji elektrike. Detyrimet e pashlyera të komunës për CEZ për shkak të kostos së papërballueshme kanë cuar në ndërprerjen e ujit për këto fshatra. 

Ndërkaq sipas kryetarit të komunës Dhimitër Maluqi i cili nuk ka pranuar të prononcohet për kamerat, kësti i dytë i investimit për ujesjellësin e ri, investim i qeverisë, ende nuk ka mbërritur. Kjo situatë po e bën gjithnjë e më të vështirë mbulimin e kostove për furnizimin me ujë për 6 fshatra të kësaj komune.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.