Siri, Al Assad akuzon Perëndimin për konspiracion

Postuar në 10 Janar, 2012 06:57

Presidenti sirian Bashar al-Assad fajëson konspiracionin e huaj për përpjekje për të destabilizuar Sirinë. "Konspiracioni i huaj është i qartë për të gjithë"- deklaroi Al Assad ndërsa vazhdojnë protestat kundër sundimit të tij. Në komentete e tij të para publike prej disa muajsh tashmë ai nuk nguroi të fajësonte "palë rajonale dhe ndërkombëtare që janë përpjekur për të destabilizuar vendin", çka ka çuar në dënimin ndërkombëtar dhe sanksionet.

Në fjalën e tij nga auditoret e universitetit të Damaskut, Al Assad tha se nuk ka dhënë urdhër që forcat e sigurisë të hapin zjarr mbi protestuesit. E ndërsa nuk i kurseu kritikat as për Ligën Arabe, Al Assad u shpreh se Siria nuk do të "mbyllë dyert " për një zgjidhje arabe për aq kohë sa repektohet "sovraniteti i Sirisë ". Assad i përshkroi ngjarjet e 10 muajve të fundit si një test i rëndë për Sirinë megjithatë përjashtoi reforma të parakohshme në përgjigje të trazirave.

Nuk ka asnjë pengesë për sistem shumëpartiak- tha ai- duke shtuar se ishte një çështje e asaj kohe ndërsa e mirëpriti idenë e zgjerimit të qeverisë për të përfshirë "të gjitha forcat politike". Një referendum mbi një kushtetutë të re mund të mbahet në mars- tha ai, duke hapur rrugën për zgjedhje në maj ose qershor.

Amnesty International thotë se 5 mijë  vetë kanë mbetur viktimë e dhunës në Siri. Sipas Qeverisë në Damask 2 mijë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjithashtu. Vetëm një ditë më parë kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se Sirinë është duke e kanosur ?një luftë fetare, sektare dhe racore?, ndërsa ka thënë se Turqia, si fqinj i saj, duhet të marrë rol udhëheqës në zgjidhjen e situatës. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Turqia ka nisur zbatimin e sanksioneve kundër udhëheqësisë siriane.

Delina Bitraku

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.