Bankat, 201 miliardë lekë kredi të re për bizneset

Postuar në 10 Janar, 2012 13:12

Bizneset po u drejtohen bankave për të marrë kredi, për të plotësuar kryesisht nevojat e tyre për likuiditet.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se gjatë 11 muajve të vitit 2011 kredia e re e dhënë për sipërmarrjen private arriti në 201 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritja e kreditimit tregon se bankat po mbështesin biznesin me financime, duke i dhënë shtysë zhvillimit të ekonomisë. 

Nga të dhënat e Bankës Qendrore rezulton gjithashtu se vetëm 1/3 e kredisë së re të dhënë gjatë vitit 2011 ka shkuar për investime, ndërsa 2/3 kanë qenë për financime për nevojat operative afatshkurtra të biznesit, kryesisht për kapital qarkullues dhe overdraft.

Tregtia vazhdon të jetë sektori më i kredituar. Për 11-mujorin e vitit të kaluar kjo degë e ekonomisë përfitoi rreth 84 miliardë lekë kredi të re, me një rritje prej 3.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Rritje ka shënuar edhe kreditimi i industrisë përpunuese me rreth 2.5%. Ndërkaq sektorët më pak të kredituar rezultojnë bujqësia, transporti dhe shëndetësia.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.