Vlerësimi i Carter: Zgjedhjet në Egjipt një proces normal

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vlerësoi mbajtjen e zgjedhjeve në Egjipt të dominuara nga partitë islamiste, duke thënë se ato shprehën vullnetin e popullit egjiptian. Ai i bëri këto komente ndërsa vizitoi një qendër votimesh në Kajro ku ishin duke u përsëritur zgjedhjet për shkak të parregullsive.
Partitë me orientim islamik të udhëhequra nga Vëllazëria Muslimane kanë gjasa të mira të dalin si një mazhorancë e fortë nga zgjedhjet e para që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak gati një vit më parë.
Karter është një figurë mjaft e njohur në Egjipt për shkak të rolit të tij të negociatorit të traktatit të paqes Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit. Më herët ai kishte takuar edhe drejtues të lartë të Kajros. Fondacioni i tij, "Qendra Karter" ka një ekip vëzhguesish zgjedhorë të cilët pritet të publikojnë raportin e tyre mbi zgjedhjet e së premtes.
Albanian Screen
Add new comment