SHBA dënon fjalimin e Asadit: Të dorëhiqet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar fjalimin e fundit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, lidhur me krizën në vend dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.
Asad u betua dje se do ta përdorte “grushtin e hekurt” për t’i shtypur ata që ai i quajti terroristë dhe sabotues, të cilët e kanë udhëhequr kryengritjen e Sirisë kundër qeverisë së tij.
Asad gjithashtu përsëriti se një konspiracion i huaj, nga vende që nuk ua përmendi emrin, është prapa protestuesve, që nuk po kërkojnë që ta reformojnë Sirinë.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland e ka dënuar fjalimin, duke e quajtur një përpjekje të Asadit për të shmangur vëmendjen e popullit sirian nga problemet reale në vend.
Panorama
Add new comment