Elbasan, banorët protestojnë ndaj ujërave të zeza

Postuar në 11 Janar, 2012 11:53

Dhjetëra banorë të Lagjes 5 Maji në Elbasan u ngritën në protestë, pasi që prej dhjetë vjetësh, atyre u duhet të bashkëjetojnë me ujërat e zeza. Sikur të mos mjaftonte ndotja industriale dhe ajo që vjen nga fusha e plehërave, atyre u duhet të jetojnë edhe me fekalet, që kalojnë rrëzë mureve të shtëpive të tyre. Në kanalin kryesor të kësaj lagjeje, 3 kilometra të gjatë, derdhen ujërat e zeza të 20 mijë banorëve, të cilat përshkojnë gjithë lagjen për tu derdhur më pas në lumin Shkumbin. 

"Po bëjmë gati 10 vjet që e kemi problem këtë kanal. Akush nuk e vret mendjen për ne", shprehet një nga banorë e zonës.
Ata thonë se drejtues të Rajonit Nr.5, që administron edhe këtë zonë, nuk kanë pranuar të dëgjojnë ankesat e këtij komuniteti. Këta drejtues nuk kanë pranuar as të prononcohen për mediat me justifikimet se janë të angazhuar me mbledhje apo detyra të tjera të rëndësishme.

 

Besim Dybeli

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.