Papulias pakicave: Bashkohuni rreth vlerës së 'Omonias'

Mesazhi i plotë i presidentit grek Karolos Papulias, për 21 vjetorin e krijimit të “Omonia-s”.
“Të dashur miq, bashkatdhetarë të nderuar!
Jam veçanërisht i kënaqur që përshëndes përvjetorin e 21-të "Omonia-s", përfaqësuesi historik i grekëve të Shqipërisë.
Atdheu ynë po kalon kohë të vështira. Eshtë e mbushur plot me sfida edhe për vazhdimin e pranisë së grekëve në shtëpitë e tyre stërgjyshore në Shqipëri, pavarësisht vështirësive, madje edhe tani që Shqipëria ka filluar procesin e integrimit në familjen evropiane.
Në këtë pikë, mbrojtja dhe përforcimi i të drejtave të grekëve të Shqipërisë, kërkon bashkim rreth vlerës së emrit të "Omonias", që tregon vlerën e unitetit, për të arritur qëllimet e përbashkëta të çdo qytetari grek dhe greke në Shqipëri.
Urime në këtë përvjetor dhe njëherësh ju kërkoj të përqëndroni përpjekjet tuaja në nismat, që përmirësojnë pozitën e grekëve në shoqërinë shqiptare dhe në të njëjtën kohë të rivendosim ndjenjën e besimit dhe sigurisë në mes të pakicave.
Nga ana e saj, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të përmirësuar pozitën e grekëve, në një shtet modern demokratik shqiptar, me një perspektivë të qartë evropiane”.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment