Temperaturat nën 0 “mbërthejnë” vendin, rrugë e komuna të bllokuara

Probleme nga ngricat dhe akulli në disa zona të vendit, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celcius. Mungesa e reshjeve të dëborës është shoqëruar me prezencë të madhe akulli në shumë segmente rrugore.
Në Pukë aksi me problematik është Bardhet-Kryezi-Iballë me një rrezikshmëri tepër të lartë dhe nuk është ndërhyrë me kripë e skorie. Prezencë akulli edhe në akset Gjegjan-Mirditë, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak dhe në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës në segmentin Qafë Mali-Fierzë.
Në komunën e Fierzës 3 fshatrat Bugjan, Gralishte, Aprripe prej 10 ditësh vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa kreu i komunës deklaron se është e pamundur ndërhyrja për shkak të mungesës së fondeve. Në Dibër me rrezikshmëri është vendi i quajtur Fushë-Bulqizë, në aksin Peshkopi-Bulqizë, ndërsa segmenti Kukës-Peshkopi kalohet me tepër vështirësi, aksi Peshkopi-Librazhd vijon të mbetet i bllokuar.
Të bllokuara komunat Lurë, Ostren, Trebisht, disa fshatra të komunës Sllove, probleme edhe në disa fshatra të komunave Muher, Macukull dhe në Martanesh.
Temperaturat në Korcë kanë arritur deri në -15 gradë celcius, ndërsa problematike në këtë qark është Qafa e Qarrit dhe aksi Ersekë-Leskovik. Problematike edhe pika turistike e Dardhës si pasojë e prezencës së akullit. Komuna të bllokuara janë Lekas, Probtisht, Velcan dhe Trebinjë.
Ballkanweb.com
Add new comment