Gazeta britanike 'Sunday Times': Pas 70 ditëve, Greqia falimenton

Postuar në 16 Janar, 2012 05:32

Një tjetër parashikim tepër i zymtë për Greqinë.

Gazeta britanike “Sunday Times” ka shkruar se në 70 ditët e ardhshme Greqia do falimentojë dhe do dalë nga monedha e përbashkët, gjë që do shoqërohet me një zhvlerësim të madh të dhrahmisë. 

Gazeta e publikon këtë vlerësim pas dështimit të bisedimeve të reduktimit të borxhit grek, të premten. 

Gazeta raporton se Greqia mund të falimentojë në 10 javët e ardhshme, duke vënë në dyshim mbijetesën e euros në këtë vend. 

Analistët e tregut i referohen një zhvlerësimi të dhrahmisë duke paralajmëruar gjithashtu daljen e Greqisë nga monedha e përbashkët. 

"Kur Greqia u bashkua me euron dhjetë vjet më parë, norma ishte 1 euro për 340,75 dhrahmi, ndërsa blerja e bonove në rrethanat e një zhvlerësimi masiv, bëhet në raportin 1 530 dhrahmi per 1 euro", thuhet në shkrimin e gazetës britanike.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.