Vlorë, naftëtarët në grevë urie

Gjashtë nga 110 naftëtarët e ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në rrethin e Vlorës kanë hyrë në grevë urie pas largimit nga puna në emër të reformës.
Punëtorët në grevë urie, por edhe ata që i mbështesin ata, kërkojnë të paguhen me një vit pas largimit, sipas Kodit të Punës duke shtuar se nuk janë kundër reformës. Grevistët thonë se me vendimin për pushimin e tyre nga puna është shkelur Kodi i Punës. Ata thonë se u kanë dërguar letër presidentit, kryeministri, avokatit të popullit dhe ministrit të energjitikës, por nga asnjë institucion nuk kanë marrë përgjigje.
Punëtorët e larguar kanë kërkuar takim me administratorin e ndërmarrjes e cila është marrë nga Stream, por pavarësisht kërkesës së tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
top-channel.tv
Add new comment