Shkatërrohen monumentet në Shkodër, Luigj Gurakuqi pa shtëpi

Postuar në 22 Janar, 2012 08:49

Gjendja e fondit të monumenteve të kulturës në Qarkun e Shkodrës është e mjerueshme dhe ruajtja e atyre vlerave që kanë mbetur ende është e pamundur me një staf vetëm prej 14 punonjësish të këtij institucioni. Shtrirja e gjerë që kanë shtëpitë muze apo monument kulture nga Malesia e Madhe, Puka, Kukësi e Tropoja kërkojnë minimumi të kenë një mirëmbajtës në mënyrë që të evidentojë në kohë dëmet që mund të jenë shkatërruese për to. Aktualisht janë 3 shtëpi muze që janë shembur, pjesë e fondit të monumenteve të kulturës , njëra prej të cilave është shtëpia e Luigj Gurakuqit.

"Ne kemi një numër të kufizuar njerëzish. Janë 14 punonjës, por me reformën e re e cila do të bëhet, në monumentet e kulturës do të rishihet mundësia për angazhimin dhe njëherë të kujdestarëve, të cilat nga viti 2003 nuk janë, janë hequr. Kur kujdestari ndodhet në një vend ai jep informacionin e duhur edhe për një pikë, e cila mund të degradojë dhe objektin", tha Ervin Gjini, Drejtor i Monumenteve te Kultures.

Një tjetër problem për ruajtjen e vlerave monumentale janë shtëpitë muze të banuara ende nga qiraxhinjtë e që nuk iu janë kthyer ende pronarëve, mirëmbajtja e të cilave është e pamundur me statusin që kanë aktualisht.Ndër to janë shtëpia e Sokoleve, e Pashko Vases, shtepia ku u mblodh ne 1918 Komiteti Kombetar per Mbrojtjen e Kosoves , ish bashkia e vjeter e qytetit Shkoder dhe mjaft objekte te tjera te cilat ne vetvete permbajne historikun dhe identitetin kulturor te ketij qyteti me tradita.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.