Hapja e qendrës së Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit

Hapja e qendrës së Tiranës ka ulur me 30 për qind ndotjen e ajrit në kryeqytet. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë matjet e cilësisë së ajrit në muajt dhjetor dhe janar, ku ka pasur edhe fluks të madh të qarkullimit të automjeteve për shkak të festave dhe ka konstatuar një rënie të ndjeshme të gazrave të makinave dhe pluhurave, gjë që ka përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.
“Lehtësimi i trafikut në qendër të qytetit ka ndikuar në uljen me rreth 30% të ndotjes. Nga monitorimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dioksidi i karbonit në Tiranë, është ulur me 37 % dhe e grimcave ndotës si shkaktar të sëmundjeve kanceroze me 22%. Pavarësisht kësaj situate, pushteti qendror dhe Bashkia duhet të vazhdojnë me masat për uljen e ndotjes, një prej të cilëve është edhe cilësia e karburanteve.”- deklaroi Spahiu.
Zv/ministri i Shëndetësisë shpjegon se niveli i lartë i ndotjes ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme dhe ulur jetëgjatësinë. Për këtë arsye, po merren masa të tjera me qëllim uljen e nivelit të ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.
Ballkanweb.com
Add new comment