SETimes: Ekonomia shqiptare, vështirësi të transmetuara nga Greqia e Italia

Sipas SETimes.com, Shqipëria mund të hasë një situatë edhe më të vështirë ekonomike për vitin 2012 për shkak të lidhjeve të ngushta me ekonomitë e Greqisë dhe Italisë.
SETimes, vërente në një artikull të publikuar fundjavës së shkuar se "ekonomia shqiptare nisi t'i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-ës. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme, dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve".
Teksa i referohej ekspertit Artan Hoxha, SETimes vërente gjithsesi se "Shqipëria nuk përjetoi një reduktim thelbësor të investimeve private, vendase apo të huaja, ndonëse fuqia investuese e shtetit
ra".
Sipas analizës së bërë në artikull rezulton se vala e dytë e krizës, e përqendruar rreth Greqisë, por që përfshinte edhe Italinë, gjithashtu do të vazhdojë të ndikojë ekonominë e Shqipërisë, veçanërisht për sa u përket të ardhurave që hyjnë brenda kufijve shqiptarë në formën e remitancave.
Ballkanweb.com
Add new comment