Pastrimi i kolektorëve në Shëngjin, pengesë ndërtimet pa leje

Postuar në 24 Janar, 2012 09:36

Për të shmangur përmbytjen e 600 hektarëve tokë në komunën e Shëngjinit ka filluar pastrmi i dy kolektorëve që lidhen me hidrovorin e zonës si dhe po përforcohet e vetmja argjinaturë duke ngritur edhe nivelin e saj. Bordi i kullimit ka kërkuar bahkëpunimin e të gjitha njësive të tjera vendore për pastrimin e kanalave kulluese dhe kolektorëve, pasi ky bord nuk mund të përballojë me fondet që ka punën në të gjitha veprat kulluese dhe vaditëse.

"Komuna e Shëngjinit ka një territor goxha të shtrirë dhe në veccanti në këtë territor që ne jemi, janë rreth 500-600 hektarë tokë që duhen të mbrohen. Si variant të parë kemi zgjedhur ca korrigjime në një argjinaturë mbrojtëse dhe na vazhdim kemi një kolektor, dhe pastaj një kolektor të dytë që realizojnë në total gjithë kullimin e kësaj zone", tha Luigj Frangaj, Drejtor i Bordit të Kullimit.

Masat kundër përmbytjeve pengohen edhe nga ndërtimet pa leje mbi kolektorë në të gjithë qarkun e lezhës të cilat janë të shumta në numër. Në fazën e dytë të ndërhyrjes punimet do të shtrihen edhe në veprat vaditëse të komunës së shëngjinit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.