Studentët e UT protestë para ministrisë së Arsimit

Postuar në 25 Janar, 2012 03:07

Studentët e universiteteve publike të Tiranës protestojnë sot para godinës së Ministrisë së Arsimit nën moton "Universiteti në rrezik". Ata kundërshtojnë ndryshimet e fundit ligjore të kësaj ministrie. Së pari, ata janë kundër mënyrës së financimit që sipas tyre synohet financimi i universiteteve private. 

Në këtë mënyrë sipas tyre ndihmohet në rrënimin akademik dhe infrastrukturor të universiteteve publike e në rritjen e ndjeshme të tarifës së shkollimit për çdo student. 

Ata kundërshtojnë edhe detyrimin e mbrojtjes së gjuhës angleze para se të merret diploma, duke u shprehur se kjo cënon njohjen e gjuhëve të tjera të huaja. Së fundi, ata janë kundër stazhit të punës pa pagesë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.