Davos, Merkel: Kriza nuk zgjidhet me një të rënë të lapsit

Postuar në 25 Janar, 2012 13:21

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hapi Forumin Ekonomik Botëror në Davos mes pritshmërisë së madhe te liderët e biznesit dhe politikës që marrin pjesë në samit. Mes dëborës më të dendur në 66 vitet e fundit dhe masave të forta të sigurisë, delegatët e Forumit janë mbledhur për të dëgjuar fjalën e hapjes nga kancelarja gjermane.

"Një rishikim i madh nevojitet në Eurozonë në kuadër të ekonomisë botërore. Reformat strukturore që çojnë në më shumë vende pune, janë thelbësore. Qeveritë europiane nuk do të jenë në gjendje të mbyllin krizën e deficiteve buxhetore me një të rënë të lapsit. Do të marrë kohë që të tejkalohen borxhet, por ne jemi të vendosur ta bëjmë një gjë të tillë",-tha Merkel.

Zgjidhja e problemeve të fshehura që ndodhen në zemër të krizës, sipas Merkelit, është më e preferueshme sesa premtimet për më shumë para. Këto komente i drejtohen edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kërkon që vendet e Eurozonës të derdhin financime më të mëdha në fondin e Shpëtimit. Situata ekonomike kërkon ndërhyrje urgjente, sipas FMN-së e cila përgjysmoi parashikimin e rritjes ekonomike në Europë. 

Përpara kësaj perspektive, duket se Merkel do t'i rezitojë propozimit të Lagard për rritjen e fondeve. Në takimin vjetor në Zvicër, marrin pjesë mbi 2.600 përfaqësues kryesisht nga politika dhe ekonomia, më shumë se asnjëherë më parë. Pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar rreth 40 krerë të shteteve dhe qeverive.

Por, të përvitshme kanë qenë edhe protestat që shoqërojnë punimet e Forumit. Lëvizja "Oçupy" e cila pas protestave në Wall Street, vitin e kaluar u shndërrua në globale, ka ngritur kampe në parkim makinash shumë pak kordonit policor të sigurisë. Protesta shërben si kujtesë për liderët e politikës e ekonomisë i argumentit se 1 përqind e super të pasurve kontrollojnë jetën e 99 përqind të tjerëve. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.