Spitali në Fier pa ujë, dëmtohet rrjeti i kanalizimeve

Spitali rajonal i Fierit prej dy javesh nuk furnizohet me uje te pijshem. E vetmja zgjidhje që ka stafi mjeksor dhe pacientët janë përdorimi i puseve te emergjences per furnizimin me uje dhe kryerjen e shermimeve higjeno-sanitare spitalore. Shkak per kete situatë jane bere difektet ne rrjetin ujeslljelles si dhe demtimet e shumta nga familjaret pergjate gjithë shtrirjes së linjes. Kjo ka krijuar konfuzion dhe anomali ne qendren spitalore te fierit në një kohë kur fluksi i pacientëve ka arritur në mbi 100 vizita ne dite dhe rreth 40 shtrime vetem ne repartin e Pediatrise.
"Ujësjellësi nuk i plotëson nevojat me ujë të spitalit rajonal të Fierit, pasi kanë dhe vështirësitë e instalimeve. Flasim për tubacionin e ujit të rrjedhshëm, po ne kemi bërë një zgjidhje përmes dy puseve që është njëri në repartin e pediatrisë dhe tjetri te godina qëndrore. Spitali rajonal i Fieriti i ka godinat pak në distancë të largët, kështu që kemi zgjidhur problemin me dy puse", thotë Donika Alushani, drejtuesja e spitalit rajonal.
E njejta situate eshte edhe ne godinat e spitalit civil dhe maternitetit të Fierit, nderkohe qe uji i puseve te emergjences eshte jashte parametrave të perdorimit. Drejtuesit e ujesjellesit justifikohen me faktin se per te siguruar furnizim normal te spitalit kerkohen investime te plota te rrjetit të ujesjellesit, pasi demtimet jane te pariparueshme.
Albanian Screen
Add new comment