Greqi, protestë dhe episode dhune në qendër të Athinës

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:10

Qytetarët grekë i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave për tubim proteste, sot paradite në sheshin “Sintagma, në kuadër të grevës 24 orëshe që po zhvillohet sot në Greqi, kundër negociatave mes qeverisë. 

Mijëra njerëz protestuan kundër masave shtrënguese në një tubim ku pati edhe incidente. 

Përleshje mes policisë dhe protestuesve pati, kur këta të fundit u përpoqën t'i drejtohen parlamentit, por forcat e policisë i penguan duke përdorur lëndë kimike kundër tyre. 

Protestuesit dogjën flamuj gjermanë dhe hodhën parulla kundër kryeministrit. 

Pak minuta para orës 13:30, ata hodhën shishe "molotov" ndaj policisë, duke e tensionuar situatën. 

"Këto nuk janë negociata. Ajo cfarë po bën Trojka është një vdekje e paralajmëruar. Kjo është brutale, shantazh cinik kundër një populli të tërë", thanë përfaqësues të sindikatave.

Rreth 10 000 anëtarë të PAME marshuan nga sheshi Omonia drejt sheshit Kushtetuta. 

 

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.